LAJMI I FUNDIT:

Jake Paul këmbëngul se herët a vonë do të luftojë në UFC

Jake Paul këmbëngul se herët a vonë do të luftojë në UFC

Ashtu siç bëri rrugën e tij në boksin profesionist përmes mediave sociale, Jake Joseph Paul e ka të qartë idenë për të shtuar trashëgiminë e tij me hyrjen në rangun e Arteve të Përziera Marciale (MMA).

Djaloshi i njohur nga videot e tij në YouTube befasoi të gjithë kur vendosi të hyjë në boks, por nuk dëshiron të ndalet me kaq sa i përket sporteve luftarake.


Jake Paul ka lënë të kuptohet se në një moment ai do të bëjë kalimin nga boksi profesionist në MMA, ku padyshim që do të përfundojë duke luftuar një meç në UFC.

Jake Paul nokautoi brutalisht Tyron Woodleyn me një grusht të egër në meçin e revanshit
Lexo po ashtu Jake Paul nokautoi brutalisht Tyron Woodleyn me një grusht të egër në meçin e revanshit

“Mendoj se është koha që unë të dëshmoj veten më shumë në anën e boksit, dhe shumë shpejt në anën e UFC dhe MMA”, ka thënë fillimisht Paul gjatë paraqitjes së tij në podcastin The Fight with Teddy Atlas.

“Do të jetë e pamohueshme për mua të futem në tetëkëndësh ose të luftoj për një nga këto organizata të tjera kundër një emri të madh. Kështu që mendoj se është e gjitha çështje kohe”.

Jake madje siguroi se Dana White tashmë ka filluar të ndjekë trajektoren e vëllait të tij Logan dhe gjithashtu të tijën.

“Ai duket se është i hapur ndaj kësaj. Ai tha në podcastin e vëllait tim se mund ta linte Logan të luftonte në UFC. Dhe mendoj se ai po më afrohet, duke filluar të shohë se çfarë jam dhe çfarë përfaqësoj në të vërtetë”.

“Natyrisht, ai nuk më pëlqen që unë insistoj të paguaj luftëtarët dhe të dëmtoj biznesin e tij, dhe të jem aksionar në Endeavour dhe të shtyj në anën e investimeve. Patjetër që ka një mosmarrëveshje aty, kështu që… do të shohim se çfarë do të ndodhë”, përfundoi britaniku.

Për momentin, Jake Paul vazhdon të stërvitet fort teksa siguron që në muajin gusht do të rikthehet në ring. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur

Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur

Ligat tjera
Kalo në kategori