LAJMI I FUNDIT:

Jadon Sancho në prag të largimit nga Manchester United

Jadon Sancho në prag të largimit nga Manchester United

Jadon Sancho raportohet se është në prag të largimit nga Manchester United me anglezin që thuhet se tashmë ka mbajtur bisedime me trajnerin e Borussia Dortmundit, Edin Terzic.

Reprezentuesi anglez është përjashtuar nga aktivitetet e ekipit të parë nga trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, pasi pati një përplasje publike me trajnerin holandez për performancën e tij në stërvitje. Ten Hag thuhet se e ka bërë të qartë se Sancho nuk do të kthehet në ekipin e parë nëse nuk kërkon falje.


Mes mosmarrëveshjes së tij të vazhdueshme me shefin e Djajve të Kuq, Sancho thuhet se është afër të pranojë të largohet nga klubi në afatin kalimtar të janarit dhe është ende në kontakt me menaxherin e Dortmundit, Terzic, sipas asaj që transmeton eksperti i Sky Sports , Florian Plettenberg.

Pavarësisht kontakteve mes Sanchos dhe Terzic, një rikthim në Bundesligë ende shihet si shumë i pamundur. Prioritet për 23-vjeçarin është që të luajë rregullisht, edhe pse një largim nga Old Trafford tani duket një formalitet.

Sancho prezent në qendrën stërvitore të Man United për herë të parë që nga përplasja me Ten Hag
Lexo po ashtu Sancho prezent në qendrën stërvitore të Man United për herë të parë që nga përplasja me Ten Hag

Manchester United do të rikthehet në aksion sot (e martë) ku do të jenë nikoqir i ekipit turk Galatasaray në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sidoqoftë, ata nuk do të llogarisin në shërbimet e Sanchos në këtë ndeshje përkundër faktit që ai u pa në qendrën stërvitore “Carrington”./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ndërkombëtare
Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori