LAJMI I FUNDIT:

Ja si të mësoni se KUR dikush ka humbur VIRGJËRINË!

Ja si të mësoni se KUR dikush ka humbur VIRGJËRINË!

Hulumtimi më i ri ka zbuluar që ekziston mënyra mjaft e sigurt, mënyra shkencore, që në ç’moshë dikush për herë të parë ka bërë seks.

Mund të besoni ose jo, çasti kur dikush ka humbur virgjërinë varet shumë nga gjenet, transmeton Telegrfai.


Duke studiuar dallimet në strukturën e ADN-së të rreth 380.000 njerëzve, shkencëtarët janë bindur që me siguri goxha të mjaftueshme mund të përcaktohet.

Natyrisht, ekzistojnë edhe faktorë të tjerë të cilët ndikojnë që dikush të fillojë lidhjen seksuale – si p.sh. edukata, bindjet fetare, presoni i rrethit ku jeton, madje edhe stabiliteti i vetë personit.

h

Megjithatë, nga gjenetika nuk mund të shmangemi shumë. Pikërisht, nga seksi.

Ekspertët e plakjes reproduktive, nga Cambridge, John Perry dhe Ken Ong, konstatojnë që komponenti trashëgues bën 25 për qind të ndikimit në zgjedhjen e kohës për seksin e parë.

Është zbuluar që shumica e djelmoshave dhe e vajzave marrëdhënien e parë seksuale e kanë mesatarisht në moshën 18-vjeçare.

Kjo shpjegohet me gjene të caktuara, të cilat saktësisht në çastin e caktuar të jetës ndikojnë në lirimin e hormoneve gjenitale. Fjala është për momentin kur dikush hyn në pubertet. Mirëpo, nuk ndodh kjo te të gjithë në të njëjtin moment.

TAMABEPA09

Personat të cilët kanë variantin e gjenit CADM2, më herët fillojnë jetën e tyre seksuale dhe zakonisht kanë më shumë fëmijë. Mirëpo, këta njerëz megjithatë kanë prirje që të bien edhe në situata të rrezikshme.

Versioni i gjenit MSRA është i lidhur me personat të cilët jetën e tyre seksuale e fillojnë më vonë se mesatarja, është zbuluar që këtë grup më së shpeshti e përbëjnë edhe personat flokëkuq dhe ata që kanë pikla në lëkurë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Intimitet dhe Pasion
Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Lifestyle
Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Kopshtaria
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Kalo në kategori