LAJMI I FUNDIT:

Ja 10 rregullat e arta të Vanhoutte se si të mos zgjidhet çështja e listës zgjedhore

Ja 10 rregullat e arta të Vanhoutte se si të mos zgjidhet çështja e listës zgjedhore

Ndërmjetësuesi belg, Peter Vanhoutte, ka vazhduar me komentet e tij rreth çështjes se zgjedhjeve, kësaj radhe thumbon parregullsitë në listën zgjedhore në Maqedoni, njofton Telegrafi Maqedoni.

Më poshtë i keni 10 rregullat e arta të Vanhoutte se si të mos zgjidhet kjo çështje:


1. Mohoje problemin. Pohoje se lista zgjedhore është e saktë mjaftueshëm për zgjedhje të reja.
2. Akuzo ekspertët e TI-së: thuaj që ata janë shkaku i numrit të madh të votuesve fantom.
3. Zvogëloje problemin: Ule numrin e votuesve fantom përmes fshirjes së votuesve nga diaspora dhe atyre pa dokument të vlefshëm.
4. Akuzo opozitën për problemin që e ke shkaktuar.
5. Moho çdo përgjegjësi për keqmenaxhim të listës zgjedhore nga ana e qeverisë.
6. Moho çdo akuzë për mashtrime zgjedhore.
7. Bëje një marrëveshje me komunitetin shqiptarë dhe kërkoju atyre që të fshijnë një numër votuesish në këmbim të fshirjes së votuesve të Pustecit.
8. Pretendo se vetëm një fushë e kufizuar duhet të kontrollohet.
9. Hidh poshtë çdo ankesë nga qytetarët mbi parregullsitë në listën zgjedhore.
10. Pretendo se lista zgjedhore nuk mund tëe pastrohet pasi që zgjedhjet po afrohen./Telegrafi/