LAJMI I FUNDIT:

Izraeli thotë se vaksina e Pfizer-BioNTech ka pjesërisht efikasitet ndaj variantit indian të COVID-19

Izraeli thotë se vaksina e Pfizer-BioNTech ka pjesërisht efikasitet ndaj variantit indian të COVID-19

Izraeli ka regjistruar tetë raste të një varianti të coronavirusit i cili u identifikua së pari në Indi, dhe beson se vaksina e Pfizer-BioNTech është të paktën pjesërisht efektive kundër këtij lloji, tha të martën një zyrtar izraelit i shëndetësisë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, si fillim shtatë raste të variantit indian u zbuluan në Izrael javën e kaluar, midis njerëzve që kishin ardhur nga jashtë, dhe të cilët që atëherë iu janë nënshtruar testimit paraprak.

“Përshtypja është që vaksina Pfizer ka efikasitet kundër këtij varianti, megjithëse një efikasitet të ‘reduktuar’”, tha drejtori i përgjithshëm i ministrisë, Hezi Levy.

Britania dhe Irlanda gjithashtu kanë thënë se po e hetojnë variantin pasi e zbuluan atë brenda kufijve të tyre.

Izraeli, popullsia e të cilit është 9.3 milionë, ka vaksinuar plotësisht rreth 81 për qind të qytetarëve ose banorëve mbi moshën 16-vjeçare. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hezbollahu lëshon

Hezbollahu lëshon "raketa të rënda luftarake" drejt veriut të Izraelit

Botë
Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Botë
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori