LAJMI I FUNDIT:

Ivanovksa: Çairi është kthyer në një vend të frikëmshëm me ndërtime pa leje

Ivanovksa: Çairi është kthyer në një vend të frikëmshëm me ndërtime pa leje

Komisioni kundër korrupsionit do të publikoj listën e të gjitha institucioneve dhe zyrtarëve që tashmë kanë paguar gjobë dhe nuk kanë dorëzuar dokumentate. Në fund të mandatit do të shihni se cilët ishin ato institucione dhe individë që kanë marrë një kanë marrë një aplikim dhe një kërkesë për dokumente, por nuk na kanë dorëzuar. Fatkeqësisht, ka pasur edhe situata të tilla, tha mëngjesin e sotëm kryetarja e KSHPK, Biljana Ivanovksa.

Sipas saj, një shembull i tillë edhe kryetari i Komunës, Visar Ganiu.


“Kryetari i komunës shumë herë nuk ka dorëzuar dokumente. Çairi është kthyer në një vend të frikëm me ndërtime pa leje. Çairi nuk njihet. Vnedi përkthehet do të thotë livadh – ka qenë një hapësirë e hapur me paqe, dhe tani duket si asgjë. Është komplet e uzurpuar”, tha ajo në intervistë.

Ivanovska theksoi se kanë pasur edhe shembuj të anketave të pa përditësuara për gjendjen pronësore. /Telegrafi/