LAJMI I FUNDIT:

Iva Mera: Babai nuk donte që të isha pjesë e botës së spektaklit

Iva Mera: Babai nuk donte që të isha pjesë e botës së spektaklit

Iva Mera, vajza e aktorit të mirënjohur të humorit, Behar Mera, tregoi në studion e “Pasdite në Top Channel” se babai i saj nuk donte që ajo të ishte pjesë e botës së spektaklit.

“Deri në moshën 19 vjeç nuk donte që të hyja në botën e artit, por më pas e pa që ishte diçka që nuk e ndalte dot dhe nuk refuzoi më, por u bë mësuesi im. Në vitet e fundit, më në fund e kam bërë që të nxjerrë një fjalë të mirë nga goja për mua”.


“Më parë, sapo mbaroja emisionet, kishte vetëm kritika”, u shpreh Iva, e cila aktualisht është e angazhuar me emisionin “Më i miri në vend”, në DigitAlb.

“Është projekt i imi, jam autore dhe jam e lumtur që është pritur mirë”.

“Është format televiziv që ka një audiencë të zgjedhur, që kërkon të dijë historinë dhe të mësojë mbi zanatet e vjetra. Është një format me histori, personazhe dhe garë”, shpjegon Iva Mera.

Ish-zëdhënësja e klubit të futbollit Tirana tregoi edhe planet që ka për këtë emision.

“Është në sezonin e dytë. Zanatet e vjetra kanë një kufi, por për të mbushur puntatat po mendojmë që të fusim edhe zanate të reja. Herën e fundit kishim tatuatorët”, tha Iva Mera. /TCH/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Magazina
“Dëgjova rrëfimet e njerëzve që humbën familjarët e tyre”, Dua Lipa flet për ndikimin e luftës në Kosovë

“Dëgjova rrëfimet e njerëzve që humbën familjarët e tyre”, Dua Lipa flet për ndikimin e luftës në Kosovë

Magazina
Kalo në kategori