Aktori britanik, Jack Lowden, shihet si një nga favoritët kryesorë për të luajtur James Bondin e ardhshëm, duke zëvendësuar Daniel Craig.

Producentët e filmit thuhet se po e konsiderojnë seriozisht yllin e serialit "Slow Horses".


Spekulimet u shtuan pasi Amazon MGM Studios njoftoi në maj se kishte nisur audicionet për rolin e agjentit 007.

Jack

Prezantuesi Richard Osman tha në podcastin "The Rest Is Entertainment" se kishte dëgjuar nga një burim se Lowden është emri që po shqyrtohet fuqishëm, megjithëse theksoi se kjo nuk do të thotë se aktori e ka siguruar rolin.

Osman e vlerësoi Lowden si një zgjedhje të shkëlqyer, duke thënë se aktori ka një energji të ngjashme me Daniel Craig, është shumë i talentuar, mund të luajë role aksioni dhe gjithashtu ka aftësi komike.

Daniel

Lowden është i njohur edhe për rolin e tij në filmin “Dunkirk” të Christopher Nolan dhe së shpejti do të shfaqet si Mr. Darcy në përshtatjen e re të "Pride and Prejudice" nga Netflix.

Ndërkohë, emra të tjerë si Tom Hardy, Henry Cavill dhe James Norton janë përmendur shpesh nga publiku.

Jack

Megjithatë, producentët kanë theksuar se procesi i përzgjedhjes është shumë i kujdesshëm dhe se duan një Bond që të sjellë diçka të re, emocionuese dhe ndryshe.

Kërkimi për aktorin e ri të 007 vjen pasi Daniel Craig e përfundoi epokën e tij me "No Time to Die" në vitin 2021. /Telegrafi/