LAJMI I FUNDIT:

ITSHKSH: Viti 2019 shpallet “Viti i Vilsonit”

ITSHKSH: Viti 2019 shpallet “Viti i Vilsonit”

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup (ITSHKSH) në bashkëpunim me Prishtinën dhe Tiranën, vitin 2019 e ka shpallur si “Viti i Vilsonit”, në shenjë nderimi të ish-presidentit amerikan Thomas Woodrow Wilson (1856–1924), i cili ishte mbrojtësi më i flaktë i Shqipërisë në Konferencën e Versajës në Paris, duke kërkuar vendosjen e paqes mbi parimin e vetëvendosjes së popujve.

Gjatë vitit 2019, po ashtu me një pjesë të bujshme të aktiviteteve hulumtuese-shkencore dhe botuese, punonjësit shkencor të Institutit do të fokusohen në studimet përkatëse albanologjike në rajonin e Pellagonisë, përkatësisht Manastirit.


Ndër aktivitetet tjera për këtë vit veçohen: shënimi i 20-vjetorit të luftës së Kosovës dhe eksodit masiv, 100-vjetori i themelimit të Xhemijetit, 100-vjetori i vdekjes së Kolë Bojaxhiut, 70-vjetori i vdekjes së Mid’hat Frashërit, 111-vjetori i Kongresit të Alfabetit, Dita Ndërkombëtare e Arkivave, etj. Nga konferencat shkencore mund të veçohen: “Krerët myslimanë në mbrojtjen e identitetit shqiptar në Maqedoni”, “Ballkanologjia sot – komunikime ndërballkanike”, “Dasmat në trevat shqiptare”, punëtoria “Veshja në fotografi”, etj.

Ndërsa, nga projektet hulumtuese, sivjet po fillohet me realizimin e projekteve afatgjata dhe mjaft të rëndësishme, si “Fjalor Enciklopedik (Shqiptarët e Maqedonisë)”, “Lëvizjet kulturore në Maqedoni (shek. XIX-XX)”, etj.

Ndryshe, në programin e sivjetshëm vjetor, Instituti ka paraparë të zhvillojë rreth 15 projekte hulumtuese, mbi 20 aktivitete shkencore – promovuese, mbi rreth 30 botime, dhe një sërë aktivitetesh të përbashkëta me Tiranën e Prishtinën, si dhe qendrat e mëdha evropiane dhe amerikane./Alsat-M/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori