LAJMI I FUNDIT:

Italia raporton më shumë se 126 mijë raste brenda një dite nga coronavirusi

Italia raporton më shumë se 126 mijë raste brenda një dite nga coronavirusi

Italia ka regjistruar më shumë se 126 mijë raste nga coronavirusi brenda 24 orëve të fundit, shifra më e lartë që vendi ka raportuar ndonjëherë që nga shpërthimi i pandemisë.

Sipas agjencisë së lajmeve italiane ANSA, përcjell Telegrafi, brenda periudhës 24-orëshe kanë vdekur 156 persona në Itali nga sëmundja e COVID-19, kjo bazuar në deklaratën e ministrisë së shëndetësisë të enjten.


Të mërkurën vendi regjistroi 98 mijë raste të reja si dhe 136 viktima.

Që nga fillimi i pandemisë, Italia ka regjistruar më shumë se 137 mijë viktima, numri i dytë më i lartë në Evropë pas Britanisë. Deri më tani ka shënuar më shumë se pesë milionë infeksione. /Telegrafi/