LAJMI I FUNDIT:

Italia konsideron natyralizimin e mbrojtësit Ibanez, Mancini pritet ta ftojë në kombëtare

Italia konsideron natyralizimin e mbrojtësit Ibanez, Mancini pritet ta ftojë në kombëtare

Qendërmbrojtësi i Romës, Roger Ibanez, mund të përfundojë duke luajtur për Italinë një ditë, pasi raportohet se trajneri i Azzurrëve, Roberto Mancini mendon të thërrasë brazilianin në kombëtare.

Nëse Mancini kontakton mbrojtësin e Giallorossëve, mund të fillojnë procedurat për marrjen e lejes për të veshur fanellën e Azzurrëve.


Ibanez ka tre pasaporta, pasi ka lindur në Brazil, është rritur në Uruguai dhe ka paraardhës nga Italia. Ai mori pasaportën italiane para se të mbërrinte në Atalanta në janar të 2019 dhe tani Mancini mendon të përfitojë nga situata.

22-vjeçari zbuloi se ëndrra e tij është të luajë për Brazilin, por pranoi se do ta merrte parasysh nëse Italia do të thërriste.

Ai do të donte t’i bashkohet emrave si Rafael Toloi, Jorginho dhe Emerson Palmieri, të cilët janë lojtarë të lindur në Brazil dhe tashmë luajnë me skuadrën e Italisë.

Sipas Il Corriere dello Sport, fjalët e tij nuk kaluan pa u vënë re nga FIGC dhe Mancini do të vlerësojë nëse Ibanez mund të jetë i dobishëm për Azzurrët para Kupës së Botës në Katar vitin e ardhshëm.

Mancini është përqendruar te Francesco Acerbi i Lazios, mbrojtësi i Interit Alessandro Bastoni dhe Toloi i Atalanta si alternativat ndaj dyshes së Juventusit Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini.

Por, rruga drejt Katarit është e gjatë dhe pasiguritë mbrojtëse u theksuan gjatë finaleve së Ligës së Kombeve të UEFA-s, kur Italia humbi 2-1 nga Spanja dhe më pas fitoi 2-1 ndaj Belgjikës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori