LAJMI I FUNDIT:

Istogu, klubi i vetëm në Ligën Evropiane të hendbollit

Istogu, klubi i vetëm në Ligën Evropiane të hendbollit
(Foto: kosovahandball.info)

KHF Istogu është klubi i vetëm kosovar që e ka të drejtën e paraqitjes në EHF European League, përkatësisht në Ligën Evropiane.

Liga Evropiane është niveli i dytë i garave kontinentale për klube. Shtatë skuadra tjera kosovare kanë të drejtë të garojnë në Kupën Evropiane (EHF European Cup), që është niveli i tretë.


Kupa Evropiane është mjaft sfiduese, ndërsa Liga Evropiane është shumë më tepër. Për këtë janë të vetëdijshëm tek Istogu. Trajneri Faruk Shala thotë se Istogut i duhet përkrahje më e madhe e sponsorëve për paraqitje të denjë në Ligën Evropiane.

Istogu ka fituar titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës në hendboll (femrat). Tashmë paraqitet rregullisht në gara evropiane dhe për edicionin e ardhshëm kampioni kosovar është promovuar në nivelin e dytë.

“Jemi të përkushtuar që të garojmë në Ligën Evropiane. Kjo është vërtetë sfiduese. Kushtet që kërkohen janë më të shumta, ndërsa edhe skuadra duhet të jetë e nivelit më të lartë. Prandaj planifikojmë më shumë investime, që janë të pamundura pa përkrahjen e sponsorëve dhe komunës”.

“Po ashtu, nuk duhet ta kemi brengë punën e palestrës, që nuk është në gjendje të mirë. Shpresojmë fuqishëm se renovimet në palestër do të nisin të shpejti, që shtëpia e sportistëve të Istogut të jetë gati në fillim të edicionit të ardhshëm. Është koha të bëjmë hapa para dhe paraqitja në Ligën Evropiane është hap gjigant në fakt.

“Atë mund ta bëjmë vetëm nëse kemi përkrahjen e duhur të të gjitha palëve të përfshira”, ka thënë trajneri i Istogut, Faruk Shala.

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori