Istogu i fillon përgatitjet për stinorin e ri

Nën drejtimin e trajnerit të ri, Genc Hoxha, skuadra zhvilloi një përgatitje të lehtë.
Sipas faqes zyrtare të Istogut në Facebook, Hoxha, u njoftua nga afër me futbollistët, derisa më psa shpalosi programin e fazës përgatitore, si dhe foli për synimet që i ka Istogu për edicionin 2015/2016.
“Në grumbullimin e parë ishte prezentë edhe drejtori i klubit z.Fazli Bytyqi që para futbollistëve dhe stafit të klubit shpalosi synimet që i ka Istogu për stinorin e ri”, thuhet në njoftimin e Istogut.
Në stërvitje ishin prezentë edhe 5 përforcimet e reja të Istogut: Kushtrim Hoxhaj, Dugagjin Gashi, Ilir Syla, Landrit Rama dhe Drilon Nuza. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
11/07/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































