LAJMI I FUNDIT:

Istogu fitoi derbin ndaj Vushtrrisë në konkurrencën e femrave në hendboll

Istogu fitoi derbin ndaj Vushtrrisë në konkurrencën e femrave në hendboll
(Foto: kosovahandball.info)

Hendbollistet e Istogut e kanë fituar derbin me Vushtrrinë. Të shtunën mbrëma në palestrën e qytetit në Istog, hendbollistet istogase fituan me rezultat 28-21. Ndeshja i takoi javës së 11-të të Superligës së Kosovës në hendboll.

Reklama

Pjesa e parë ishte e barabartë, ndërsa në epërsi prej një goli ishin herë njëra e herë skuadra tjetër. Por, fillimi i pjesës së dytë i takoi Istogut që krijoi epërsi bindëse. Epërsia shkoi deri në dhjetë gola. Albina Rugova ishte më efikasja me gjashtë gola. Nga katër i shënuan Natalia Milatoviq, Yllka Shatri e Dajana Milaniq.

Te Vushtrria, Gentiana Basholli i shënoi gjashtë gola, ndërsa pesë i kishte Agnesa Hysa. Istogu udhëheq në tabelë me 22 pikë. Ka fituar të gjitha ndeshjet e deritashme. Vushtrria është e dyta me 18 pikë. Humbjet e vetme i ka nga Istogu.

Te hendbollistët, u luajt ndeshja e parë e Superligës B, përkatësisht e xhiros së 19-të.
Deçani ka fituar ndaj Llapit me rezultat 30-26.

Fatlind Mazrekaj shënoi nëntë gola për Deçanin, ndërsa Ilir Thaqi i shënoi tetë gola. 12 gola i shënoi Blerton Hasani i Llapit.

Në trend Sport

Më shumë
“Njerëzit mendojnë se jeta e futbollistit është perfekte, por u them se është shumë larg kësaj”, pjesë nga ditari plot ‘vuajtje’ i Reece James

“Njerëzit mendojnë se jeta e futbollistit është perfekte, por u them se është shumë larg kësaj”, pjesë nga ditari plot ‘vuajtje’ i Reece James

Premier League
‘Operacioni fshesa’ te Chelsea, lista e zezë e Pochettinos me 15 lojtarë

‘Operacioni fshesa’ te Chelsea, lista e zezë e Pochettinos me 15 lojtarë

Premier League
Nga një pamje ferri, në një parajsë të vërtetë për lojtarët - brenda terrenit stërvitor të Newcastle United

Nga një pamje ferri, në një parajsë të vërtetë për lojtarët - brenda terrenit stërvitor të Newcastle United

Premier League
Reagimi i Granit Xhakës kur tifozi i Arsenalit ia përmend bashkëshorten

Reagimi i Granit Xhakës kur tifozi i Arsenalit ia përmend bashkëshorten

Premier League
Negreira akuzon Barcelonën për ‘cinizëm’ dhe paralajmëron për ‘mashtrim procedural’

Negreira akuzon Barcelonën për ‘cinizëm’ dhe paralajmëron për ‘mashtrim procedural’

La Liga
Kane i thotë kryetarit të Tottenhamit ta shesë te Man Utd

Kane i thotë kryetarit të Tottenhamit ta shesë te Man Utd

Premier League
Kalo në kategori