LAJMI I FUNDIT:

Ismaili pas transformimit të Kardiologjisë: Kemi thyer interesa të mëdha, është fitore e qytetarëve

Ismaili pas transformimit të Kardiologjisë: Kemi thyer interesa të mëdha, është fitore e qytetarëve

35 për qind e vdekjeve në botë vijnë nga sëmundjet e zemrës. Shifra afërsisht të njëjta janë edhe në Kosovë. Deri në vitin 2017 Kosova nuk ka pasur një qendër 24 orësh që trajton infarktin dhe kujdesin ndaj zemrës.

Sot Kardiologjia Invazive është pajisur me aparaturë moderne dhe e rinovuar tërësisht për të qenë e gatshme për t’iu përgjigjur të gjitha shqetësimeve që qytetarët tanë kanë me zemër


Madje, kjo qendër ka nisur e dhe trajtimin e infarktit në dy orët e para pas sulmit që secili i prekur të ketë mundësi më të mëdha shpëtimi.

Ministri Ismaili ka thënë se është punuar shumë gjatë kësaj kohe që këtë shërbim që ka dëmtuar shëndetin dhe xhepin e qytetarëve ta rregullojnë dhe ta modernizojmë.

“Shërbime 24 orëshe për kujdes të zemrës dhe stentim në një ambient të rinovuar tërësisht! Fitore e madhe për mjekësinë kosovare, fitore e madhe për qytetarët tanë!”, ka shkruar Ismaili.

Pas nisjes së shërbimit 24 orësh në Kardiologji Invazive është hequr lista e pritjes për stentim e cila vetëm gjatë vitit 2018 u ka shpëtuar qytetarëve rreth 12 milionë euro.

Përveç pajisjes me aparatura moderne, në këtë klinikë është bërë përfundimisht edhe ndarja në mes të punëve administrative dhe atyre mjekësore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori