LAJMI I FUNDIT:

Ishte vetëm java e dytë, por Ten Hagut i thuhet që t’i paketojë valixhet

Ishte vetëm java e dytë, por Ten Hagut i thuhet që t’i paketojë valixhet

Manchester United është këshilluar t’i thotë Erik ten Hag të largohet nga klubi pas shfaqjes horror që skuadra e tij prodhoi kundër Brentford të shtunën e javës që shkoi.

Lojtarët e holandezit ishin të humbur në udhëtim te rivali i Ligës Premier. Josh Dasilva kaloi skuadrën e Thomas Frank në avantazh kur goditja e tij rrëshqiti nga duart e, David de Gea. Mathias Jensen më pas dyfishoi epërsinë e ‘Bletëve’ pasi futi nën presion ish-lojtarin e Brentfordit, Christian Eriksen brenda zonës së United.


Rezultati ishte 3-0 kur Ben Mee shënoi me kokë dhe Bryan Mbeumo u përkujdes që rezultati të ishte 4-0 vetëm në pjesën e parë.

I specializuari në shkencën sportive me kritika të ashpra ndaj Ten Hag për stërvitjet që i kreu të dielën në Carrington
Lexo po ashtu I specializuari në shkencën sportive me kritika të ashpra ndaj Ten Hag për stërvitjet që i kreu të dielën në Carrington

Skuadra e Ten Hag ia doli të mbante portën e pastër në pjesën e dytë, por nuk arriti të siguronte një shans real për të zvogëluar deficitin, ndeshja përfundoi 4-0 dhe United tani është në fund të tabelës së Ligës Premier.

Sipas ish-sulmuesit të Aston Villas, Gabby Agbonlahor, ai do t’i thoshte Ten Hagut që “thjesht të paketonte valixhet” nëse do të ishte anëtar i bordit të United.

Ai tha për talkSPORT: “Ky nuk është Manchester United. Nëse do të isha ata tani pas kësaj loje, do të mendoja, ‘E di çfarë, Ten Hag, thjesht paketoj valixhet”.

Cristiano Ronaldo ushqehet i vetëm në mensën e United dhe ka një status të veçantë në klub
Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo ushqehet i vetëm në mensën e United dhe ka një status të veçantë në klub

“Ai ka pasur një para-sezon të mirë dhe ata e kanë nisur sezonin si të rrënuar, ata janë si të huaj në fushë”.

Agbonlahor më pas e quajti performancën e United si “amatore”.

“Ata thjesht nuk janë mjaftueshëm të mirë, (David) De Gea duhet ta dijë se (Christian) Eriksen ka një njeri pas tij, përdorni trurin tuaj dhe ju nuk ia pasoni atij topin, Man City as nuk do ta bënte. Veprim amator nga Manchester United”.

Caktohet çmimi për të cilin Glazers janë të gatshëm ta shesin Manchester Unitedin
Lexo po ashtu Caktohet çmimi për të cilin Glazers janë të gatshëm ta shesin Manchester Unitedin

Ish-reprezentuesi anglez beson se klubi nuk është ai që ka qenë dhe se ai priste që ata të humbnin.

Agbonlahor shtoi: “Ata nuk janë të bashkuar, ata janë të ndarë, asnjëri prej tyre nuk po punon për njëri-tjetrin. Shikoni ata, ata janë si të huaj në fushë”.

“(Lisandro) Martinez starton si qendërmbrojtës, ai është menduar të jetë qendërmbrojtësi për t’u futur nga bankina dhe për t’i ndihmuar ata, ai duket i humbur në Ligën Premier”.

Manchester United nuk e ka mbajtur premtimin e bërë ndaj Erik ten Hag
Lexo po ashtu Manchester United nuk e ka mbajtur premtimin e bërë ndaj Erik ten Hag

“Unë e kam goditur Unitedin dhe njerëzit thonë se kam një agjendë kundër Manchester United – jo, unë po flas fakte me të cilat tifozët e vërtetë të Manchester United do të pajtohen. Ju nuk jeni i njëjti Manchester United që ishit”.

“Këto rezultate kanë ardhur. Javën e kaluar humbe dhe nuk ishte tronditëse, dhe kjo nuk është një tronditje për mua. E dija që Brentford do të fitonte, kjo nuk është një tronditje për mua”, ka shtuar më tej ai.

Ten Hag tani duhet t’i përgatit sa më mirë lojtarët e tij, pasi do të zhvillojnë një lojë të madhe kundër rivalëve të vjetër Liverpoolit në Old Trafford të hënën e ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori