LAJMI I FUNDIT:

Ishte qëlluar për vdekje nga policia amerikane pesë vite më parë, me kërkesë të familjarëve publikohen pamjet rrëqethëse (Video, +18)

Ishte qëlluar për vdekje nga policia amerikane pesë vite më parë, me kërkesë të familjarëve publikohen pamjet rrëqethëse (Video, +18)

Policia amerikane ka publikuar pamjet e filmuara nga kamera e vendosur në uniformën e zyrtarit policor, dhe shfaq momentin kur ai qëllon për vdekje një të dyshuar me thikë në dorë. E gjithë ngjarja ka ndodhur pesë vite më parë në universitetin e Kalifornisë.

Videoja e policit duke qëlluar 38-vjeçarin Antonio Guzman Lopez në universitetin San Jose në vitin 2014, është publikuar të premten me kërkesë të opinionit dhe familjarëve të ndjerit, transmeton Telegrafi.

Për hir të transparencës policia e Kalifornisë publikoi pamjet, ku nga tani policëve u kërkohet që të gjitha të shtënat që ndodhin nga zyrtarët policorë e filmohen, të bëhen publike.

E pasi që familjarët e të ndjerit patën rastin t’i shohin pamjet, besojnë se mund ta dëshmojnë atë që e kishin thënë më parë – se vrasja e babait të një fëmije ishte e pajustifikueshme.

Lopez një emigrant nga Meksika që nuk e fliste edhe aq mirë gjuhën angleze, ishte vrarë në shkurt të vitit 2014, kur policët iu përgjigjen telefonatës se një person sillej nëpër kampus me thikë në dorë.

E pamjet e filmuara shfaqin dy zyrtarë policorë duke iu afruar me armë në duar Lopezit. E kur ai vazhdoi të ecë, njëri prej policëve e goditi me elektroshok.

Megjithatë, kur Lopez tentoi të vrapojë, polici tjetër me urdhër të kolegut e qëlloi me dy plumba nga pas. Ai shihet duke u rrëzuar në tokë, derisa policët e prangosin dhe kërkojnë ndihmë.

E pasi e dërguan me urgjencë në spital, aty mjekët konstatuan vdekjen e tij. Ndërkaq sipas dëshmitarëve Lopez sillej çuditshëm, e policëve u është dukur se përbënte rrezik.

Në raportin e autopsisë thuhet se Lopez kishte në trup “meth” lëndë narkotike, e pas përfundimit të hetimeve, gjykata nuk ka ngritur padi kundër policëve të përfshirë në këtë incident.

Ata ishin liruar nga të gjitha akuzat në maj të vitit 2015, ndërsa autoritetet refuzonin t’i publikonin pamjet. E familjarët e Lopez besojnë se të shtënat nuk është dashur të ndodhin kurrë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
A mund ta ndihmojë Ballkani Perëndimor me armë Ukrainën

A mund ta ndihmojë Ballkani Perëndimor me armë Ukrainën

Botë
Kalo në kategori