LAJMI I FUNDIT:

“Ishte një fushë e vështirë, nuk e mendoja se do të kishte diçka të tillë më 2023”, Adrian Mutu me kritika për terrenin

“Ishte një fushë e vështirë, nuk e mendoja se do të kishte diçka të tillë më 2023”, Adrian Mutu me kritika për terrenin
Reklama

Legjenda rumune, tani trajner i Rapid Bukurest, Adrian Mutu ka kritikuar kushtet e fushës “Fadil Vokrri” pas barazimit 0-0 të Kosovës me Rumaninë në kuadër të kualifikuese për “Euro 2024”.

Dardanët nuk arritën më shumë se një barazim pa gola në shtëpi ndaj Rumanisë, duke shkuar në tri barazime radhazi nga tri ndeshjet e para të Grupit I.


Megjithatë, barazimi nuk i ka pëlqyer as legjendës rumune, Adrian Mutu, i cili përveç kritikave për lojën, pati kritika edhe për gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”.

Trajneri i Rumanisë i lumtur me barazimin ndaj Kosovës, përgëzon futbollistët
Lexo po ashtu Trajneri i Rumanisë i lumtur me barazimin ndaj Kosovës, përgëzon futbollistët

“Nuk arritëm të bënim shumë në fazën sulmuese. Ne e lejuam veten të dominoheshim, ndoshta me qëllim”, ka thënë fillimisht Mutu për Antena 1.

“Ne provuam me anë të kundërsulmuesve, të cilat na sollën disa situata të rrezikshme”.

“Ishte një fushë e vështirë, nuk mund ta besoj që në vitin 2023 ka ende një kombëtare që mund të luajë në një fushë të tillë”.

“Na vuri në vështirësi, por nuk u përpoqëm të ndërtonim lojë dhe aksione”, përfundoi ish-sulmuesi i njohur.

Hedhje e fishekzjarrëve dhe brohoritje “Kosova është Serbi”, arsyeja e dëbimit të tifozëve të Rumanisë nga stadiumi
Lexo po ashtu Hedhje e fishekzjarrëve dhe brohoritje “Kosova është Serbi”, arsyeja e dëbimit të tifozëve të Rumanisë nga stadiumi

Ndryshe, situata në Grupin I është me Zvicrën në vendin e parë me 9 pikë, Romania e dyta me 7 pikë, Izraeli i treti me 4 pikë, Kosova e katërta me tri pikë, Andorra e pesta me 1 pikë dhe Bjellorusia e gjashta pa pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, më 19 qershor, Kosova luan në Hungari ndaj Bjellorusisë, ndërsa Rumania udhëton te Zvicra. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe tashmë ka vendosur se kë do të zgjidhte mes Arsenalit dhe Liverpoolit

Mbappe tashmë ka vendosur se kë do të zgjidhte mes Arsenalit dhe Liverpoolit

Premier League
Goli i parë i Galatasarayt kundër Man Utd nuk duhej të pranohej për shkak të rregullit pak të njohur

Goli i parë i Galatasarayt kundër Man Utd nuk duhej të pranohej për shkak të rregullit pak të njohur

Liga e Kampionëve
Xavi solli një Barcelonë kundër Portos siç nuk është parë në më shumë se 20 vjet

Xavi solli një Barcelonë kundër Portos siç nuk është parë në më shumë se 20 vjet

Liga e Kampionëve
Luis  Enrique zbulon emrin e lojtarit më me ndikim në botë, nuk është Messi apo Mbappe

Luis Enrique zbulon emrin e lojtarit më me ndikim në botë, nuk është Messi apo Mbappe

Ndërkombëtare
“Kjo është një ëndërr”, 19-vjeçari Nico Paz i tronditur pasi shënoi golin e parë me Real Madridin

“Kjo është një ëndërr”, 19-vjeçari Nico Paz i tronditur pasi shënoi golin e parë me Real Madridin

Liga e Kampionëve
“Nëse organi antidoping po bën punën e tij, Djokovic duhet të pezullohet”, legjenda franceze godet ashpër nacionalistin serb

“Nëse organi antidoping po bën punën e tij, Djokovic duhet të pezullohet”, legjenda franceze godet ashpër nacionalistin serb

Tenis
Kalo në kategori