LAJMI I FUNDIT:

Ishte blerë 80 milionë euro – luan pak dhe mendon largimin nga Arsenali

Ishte blerë 80 milionë euro – luan pak dhe mendon largimin nga Arsenali

Nicolas Pepe është nënshkrimi më i shtrenjtë në histori të Arsenalit, por minutat për të kanë qenë të pakët këtë sezon dhe largimi në janar mund të jetë një opsion.

Mikel Arteta ka kohë që nuk i shikon shifrat se sa janë blerë lojtarët, por vetëm atë që japin në fushë.

Arteta njëjtë ka vepruar edhe me Mesut Ozilin, duke mos e tubuar fare për këtë sezon në Ligën Premier.

Pepe ka bërë vetëm 12 paraqitje në të gjitha garat për Arsenalin këtë sezon. Ai ka treguar paraqitje të mira sa herë që ka luajtur dhe ka gjetur golin në tre raste.

Në javët e fundit Pepe ka qenë në qendër të vëmendjes, pasi shumë ekspertë kanë thënë që lojtari duhet të gjejë një zgjidhje.

Gjatë një interviste, edhe vet lojtari i lindur në Francë, por që luan për Bregun e Fildishtë, u shpreh se qëndrim në stol është shumë frustrues dhe se ai ka harruar të buzëqeshë.

Pepe deklaroi se ai dëshiron të luajë dhe të japë maksimumin për skuadrën, ndërsa shtoi se kjo situatë që po kalon nuk është aspak e këndshme për të, pasi dëshiron të jetë protagonist në fushë.

Ndërkohë në Londër mediat raportojnë se drejtuesit e Arsenalit po marrin në konsideratë huazimin e tij në janar, ose shitjen përfundimtare nëse ka ndonjë ofertë bindëse.

Nicolas Pepe ka kaluar te Arsenali më 1 gusht të 2019 nga Lille për 79 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich po

Bayern Munich po "peshkon" te Chelsea, lojtari i gatshëm të largohet nga Stamford Bridge

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Bundesliga
Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Boks
Kalo në kategori