LAJMI I FUNDIT:

Ishin bllokuar në trafik, të rinjtë rusë “zgjedhin” problemin në një mënyrë të pazakontë (Video)

Ishin bllokuar në trafik, të rinjtë rusë “zgjedhin” problemin në një mënyrë të pazakontë (Video)

Mijëra video nga aksidente të tmerrshme që ndodhin në Rusi publikohen çdo ditë në internet, por videoja e postuar më poshtë është e pazakontë dhe me ndryshe nga të tjerat që jemi mësuar t’i shohim.

Të gjithëve na ka ndodhur të lodhemi duke pritur nëpër kolona të gjata në një trafik të dendur, por disa djem të rinj të cilët ishin në dy vetura të ndryshme, kishin vendosur të aplikojnë një metodë të pazakontë për të shkuar më shpejtë në destinacion, transmeton Telegrafi.


Bëhet fjalë për dy vetura të tipit Mercedes, njëra ML dhe tjetra G-Class AMG 63, të cilët në një moment filluan ta godasin njëri-tjetrin duke menduar se do t’iu lirohet rruga dhe të lëvizin me shpejtë.

Por, situata u tensionua edhe më shumë kur shoferët e vetura me inat të madh nuk ia lëshonin njëri-tjetrit rrugën, dhe vazhdimisht përplaseshin derisa i shkatërrojnë veturat e tyre luksoze. /Telegrafi/