LAJMI I FUNDIT:

Ish-shefi i Juventusit nuk ishte dakord për transferimin e Ronaldos, për një arsye të veçantë

Ish-shefi i Juventusit nuk ishte dakord për transferimin e Ronaldos, për një arsye të veçantë

Ish-shefi i Juventusit ka zbuluar arsyen pse ai nuk deshi që klubi të nënshkruante me Cristiano Ronaldon.

Cristiano Ronaldo është një nga lojtarët më të mirë në histori të futbollit, kështu që kur Juventusit iu ofrua mundësia për të nënshkruar me të, ata e shfrytëzuan atë mundësi.


Në 2018, pesë herë fituesi i Topit të Artë mori vendimin shokues për t’u larguar nga Real Madridi pas nëntë vitesh në “Santiago Bernabeu”.

Juventusi kishte paguar 100 milionë euro për ta transferuar Ronaldon në Itali, por jo të gjithë ishin të lumtur me këtë blerje.

Ish-shefi i Juventusit, Giuseppe Marotta, u largua nga gjiganti italian disa muaj pas transferimit të Ronaldos dhe tani ka zbuluar arsyen pse ai nuk deshi që klubi ta transferonte yllin portugez.

“Unë duhet të them se kam kaluar 10 vite të mrekullueshme tek Juventusi, por kur pronarët dëshirojnë të vijnë me një strategji të re, atëherë dikush duhet të bëjë një hap mbrapa”, ka thënë Marotta për DAZN.

“Ishte e drejtë që ta respektoja dëshirën e klubit. Unë nuk u pajtova pjesërisht me blerjen e Ronaldos. Lojtari nuk mund të vihet në pikëpyetje, por marrëveshja ishte shumë e vështirë sa i përket anës financiare”, është shprehur ai.

Ronaldo kaloi tre vite në Turin, duke fituar dy herë Serie A dhe një herë Kupën e Italisë. Gjatë këtyre tri sezoneve me “Zonjën e Vjetër”, ai ka bërë 134 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 101 gola dhe dukë asistuar në 22 të tjerë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari

Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari

Ndërkombëtare
Saka shpëton mrekullisht pas ndërhyrjes horror të Christie, gjyqtari befason duke mos e ndëshkuar lojtarin

Saka shpëton mrekullisht pas ndërhyrjes horror të Christie, gjyqtari befason duke mos e ndëshkuar lojtarin

Premier League
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Bellingham dhe gjashtë lojtarë të tjerë të Real Madridit do të fitojnë titullin e parë të ligës këtë sezon

Bellingham dhe gjashtë lojtarë të tjerë të Real Madridit do të fitojnë titullin e parë të ligës këtë sezon

La Liga
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Kalo në kategori