LAJMI I FUNDIT:

Ish-raportuesit britanik pamjet nga Khersoni i çliruar ia kujtojnë Kosovën e vitit 1999

Pamjet e Khersonit, qytet në Ukrainë i cili arriti të çlirohet nga rusët pas më shumë se tetë muaj luftë, ia kanë rikthyer në kujtesë Kosovën e vitit 1999 ish-raportuesit britanik, Brendan Paddy.

Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka shpërndarë disa pamje ku shihet një gazetar i Sky News që merr përqafime nga banorët ukrainas, teksa po raportonte në periferi të Khersonit të çliruar.

“Kjo më jep mua kujtimet e arritjes në Kosovë në vitin 1999”, ka shkruar Paddy.

Të premten ishte një ditë historike, pasi Rusia i tërhoqi trupat e saj plotësisht nga rajoni Kherson, duke bërë tani që edhe disa njësi të ushtrisë ukrainase të kthehen në këtë rajon.

Khersoni është një rajon strategjik shumë i rëndësishëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Kalo në kategori