LAJMI I FUNDIT:

Ish-presidenti i Sevillas mbështet Barcelonën në çështjen ‘Negreira’ – “Ata janë të pafajshëm”

Ish-presidenti i Sevillas mbështet Barcelonën në çështjen ‘Negreira’ – “Ata janë të pafajshëm”

Ditëve të fundit ka pasur zhvillime të mëdha sa i përket çështjes ‘Negreira’, ku Barcelona edhe zyrtarisht është akuzuar për ryshfet me Jose Maria Enriquez Negreira, ish-zëvendëspresident i Komitetit Teknik të Gjyqtarëve (CTA).

Si rezultat i këtyre akuzave, bordi i drejtorëve të Sevillës e bojkotuan ndeshjen ndaj Barcelonës në “Olympic Stadium” të shtunën, të cilën e fitoi Barcelona me rezultat 1-0.


“Los Nervionenses” e benë të qartë se janë kundër klubit katalan sa i përket këtij rasti.

Ironikisht, vendimi i klubit për të bojkotuar ndeshjen ndaj Barcelonës u kritikua nga ish-presidenti i klubit, Jose Maria del Nido, i cili ndau opinionin e tij rreth çështjes ‘Negreira’.

“Demagogjia nuk i përshtatet një shteti ligjor. Për sa kohë që verdikti përfundimtar nuk thotë ndryshe, Barcelona është e pafajshme”, u shrpeh del Nido.

Barcelona ka ruajtur pafajësinë e saj gjatë gjithë rastit dhe ka ndërprerë marrëdhëniet e tyre me Sevillan si rezultat i qëndrimit të andaluzianëve.

Barcelona po akuzohet për ryshfet, Guardiola flet për këtë temë dhe zbulon se si i fitonin ndeshjet sa ishte trajneri i tyre
Lexo po ashtu Barcelona po akuzohet për ryshfet, Guardiola flet për këtë temë dhe zbulon se si i fitonin ndeshjet sa ishte trajneri i tyre

Barcelona momentalisht gjendet në pozitën e dytë në tabelën e klasifikimit me 20 pikë të grumbulluara, një më pak se lideri Real Madridi./Telegrafi/