LAJMI I FUNDIT:

Ish-presidenti Hashim Thaçi vazhdon qëndrimin në Kosovë

Ish-presidenti Hashim Thaçi vazhdon qëndrimin në Kosovë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po e vazhdon të qëndrojë në Kosovë, pasi u lejua nga Dhomat e Specializuara, që të vizitojë babanë e tij, në gjendje të rënduar shëndetësore. Kjo është hera e dytë që brenda këtij viti, për arsye të njëjta, Specialja e ka lejuar ish-presidentin Thaçi që të vijë në Kosovë, jo të gjitha kërkesat për vizita me arsye humanitare të të akuzuarve të speciales, janë miratuar.

Haga shfaqet rrallë në tabelën informuese të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.


Kjo pasi nuk ka një linjë direkte të fluturimeve ndërmjet këtyre dy qyteteve dhe çdo fluturim zhvillohet në mënyrë të veçantë.

Një i tillë ndodhi të shtunën, kur në Kosovë u soll ish-Presidenti, Hashim Thaçi.

Gjendja e rënduar e babait të Thaçit, i bindi Dhomat e Specializuara që atij t’ia lejojnë një vizitë humanitare në vendlindje.

Lajmin, Specialja e konfirmoi edhe përmes një komunikate për publikun.

Thaçi të shtunën ka qëndruar rreth dy orë në shtëpinë e tij në fshatin Burojë, përderisa shumicën e kohës do ta kaloj në objektet e EULEX-it.

Përgjatë qëndrimit në Kosovë, avokati Ardian Bajraktari vlerëson se të akuzuarve nga Specialja do të duhej t’u ofrohej më shumë liri.

“Kanë shprehur gatishmërinë e plotë për t’u ballafaquar edhe me akuzat, mirëpo edhe për të bashkëpunuar me organet përkatëse që zhvillojnë procedurat. Prandaj, natyrisht që kjo do të duhej të merrej në konsideratë nga ana e panelit dhe rrjedhimisht të ketë më tepër tolerime të tilla”, ka thënë Ardian Bajraktari – avokat.

Qëndrimi mbi dy vjeçar në paraburgim, ka bërë që ish-krerët e UÇK-së të kenë kërkesa të shpeshta për vizita me arsye humanitare në Kosovë.

Mirëpo, jo të gjitha janë aprovuar.

“Duke qenë se rregulla të cilës ju referova nuk përcakton kritere të qarta, atëherë natyrisht se dhënja e kësaj mundësie në diskrecion të panelit, ndoshta ndonjëherë ka pasur edhe raste kur kërkesa është refuzuar dhe rrjedhimisht i ka vënë në pozitë të pabarabartë personat të cilët ndodhen në Qendrën e Paraburgimit”, ka shtuar Ardian Bajraktari – Avokat.

Një rast të dështimit të vizitës për arsye humanitare, e përjetoi para disa muajsh Nasim Haradinaj.

Ai nuk mundi të marrë pjesë në varrimin e vëllait të tij, pasi Specialja konsideroi se e pranoi me vonesë kërkesën.

E Specialja para pak kohësh ia refuzoi edhe një kërkesë ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, për një lirim dy javor nga paraburgimi.

Krasniqi kishte kërkuar të lirohej në kohën e pushimit vjetor të Dhomave të Specializuara./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori