LAJMI I FUNDIT:

Ish-portieri i Cagliarit i shpëtoi mrekullisht shembjes së urës, vetura e tij ra nga një distancë 80 metra: Ishte si në filma

Ish-portieri i Cagliarit i shpëtoi mrekullisht shembjes së urës, vetura e tij ra nga një distancë 80 metra: Ishte si në filma

Shembja e një ure në qytetin e Genoas në Itali la të vdekur 35 njerëz të vdekur dhe shumë të lënduar.

Por, kësaj tragjedie i shpëtoi ish-portieri i Cagliarit, Davide Capello.


33-vjeçari ishte duke udhëtuar me veturë në momentin që ura u shemb, por mrekullisht ai arriti të shpëtojë edhe pse vetura e tij ra nga një lartësi rreth 80 metra.

Foto: Davide Capello/Facebook

“Shkova poshtë me urën, nuk e di se si kam shpëtuar. Dëgjova një zhurmë, shikova urën duke rënë dhe me atë shkova poshtë dhe unë”.

“Menjëherë kam thirrur zjarrfikësit, pastaj familjen time, ishte shokuese”, ka thënë Capello për Repubblica nga spitali.

Vetura e Capellos (Foto: The Sun)

“Isha i bindur që do të përfundoja keq, por fal Zotit jetova për të rrëfyer këtë ngjarje. Nuk e di se si vetura ime nuk është shtypur. Dukej si një skenë filmi. Ishte apokaliptike”.

Çuditërisht ish-portieri i skuadrës së njohur italiane ka mund të ecë në këmbë të veta menjëherë pasi zjarrfikësit e kanë nxjerr nga vetura e tij që ishte nën rrënojat e urës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori