LAJMI I FUNDIT:

Ish-pjesëtari i Wagnerit rus: Prigozhin është i çmendur, atë do ta vrasin njerëzit e tij

Ish-pjesëtari i Wagnerit rus: Prigozhin është i çmendur, atë do ta vrasin njerëzit e tij

Andrey Medvedev, ish-anëtar i grupit mercenar rus Wagner, ka dhënë një intervistë për France 24, pothuajse dy muaj pasi u arratis në Norvegji dhe kërkoi azil atje.

Duke folur nga Oslo, Medvedev theksoi se “ka qenë dëshmitar i shumë gjërave” gjatë luftimeve në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, ai tha se nuk donte të fliste për detajet, sepse informacionet i mban për hetuesit norvegjezë.

Ish-pjesëtari i Wagnerit rus, i cili luftoi në Ukrainë midis korrikut dhe nëntorit të vitit të kaluar, shfrytëzoi rastin për t’i kërkuar falje popullit ukrainas.

Ukrainasit publikojnë pamjet, kur me dronin kamikaz hedhin në erë sistemin raketor rus që shkrepte raketa
Lexo po ashtu Ukrainasit publikojnë pamjet, kur me dronin kamikaz hedhin në erë sistemin raketor rus që shkrepte raketa

Ai tha se u largua nga Wagner për shkak të “metodave” dhe “urdhrave” të komandantit.

Pretendon se anëtarët e grupit mercenar janë dërguar në betejë si “mish për top”. Theksoi se vendosi të rrezikonte pavarësisht se e dinte se dezertorët para tij kishin pësuar “pasoja shumë, shumë të rënda”, siç ishte njeriu i Wagner që u var.

Medvedev mohoi se luftëtarët e rregullt kishin kryer krime kundër civilëve, por tha se komandantët kishin diçka për të cilën duhet të turpëroheshin.

Ai nuk pranoi të jepte ndonjë detaj të mëtejshëm në lidhje me krimet, duke thënë se do ta ndajë informacionin me hetuesit norvegjezë.

Kur u pyet për shefin e Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, Medvedev tha se e kishte parë atë në qendrën e trajnimit, ku po inkurajonte njerëzit e tij duke thënë se qyteti i Bakhmut në lindje të Ukrainës ishte pothuajse i pushtuar.

Lufta në llogore: Ushtarët ukrainas sulmojnë një pozicion rus me armë automatike dhe granatë – në fund detyrojnë dy ushtarë të Putinit të dorëzohen
Lexo po ashtu Lufta në llogore: Ushtarët ukrainas sulmojnë një pozicion rus me armë automatike dhe granatë – në fund detyrojnë dy ushtarë të Putinit të dorëzohen

Ish-mercenari tha se ai vetë ka shprehur mosmarrëveshjen e tij dhe pas kësaj ka qenë i burgosur në një kontejner për disa ditë.

E quajti Prigozhinin “të çmendur”, duke theksuar se shefi i Wagner “mendon se mund të bëjë çfarë të dojë”.

“Kur të përfundojë e gjithë kjo shfaqje, spektakli, mendoj se njerëzit e tij do ta vrasin atë”, parashikon Medvedev.

Ai shtoi se Prigozhin dëgjon vetëm presidentin rus Vladimir Putin, përndryshe nuk do të ishte më atje.

“Disa mendojnë se jam e çmendur”: Kjo vajzë ka vendosur të lërë shkollat elitare evropiane për të luftuar me babanë e saj kundër rusëve në Ukrainë
Lexo po ashtu “Disa mendojnë se jam e çmendur”: Kjo vajzë ka vendosur të lërë shkollat elitare evropiane për të luftuar me babanë e saj kundër rusëve në Ukrainë

Pretendon se është “i habitur” nga deklaratat e fundit publike të shefit të Wagner, kundër mungesës së mbështetjes logjistike dhe municionit nga ministria ruse e Mbrojtjes.

Ish mercenari i kërkoi falje popullit ukrainas “që ishte pjesë e grupit famëkeq”. Megjithatë, ai këmbëngul që populli rus, i cili është viktimë e “propagandës” pro luftës, nuk duhet të barazohet me liderët rusë që filluan luftën.

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Evropa
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori