LAJMI I FUNDIT:

Ish-lojtari i Cityt i shpëtoi akuzave për përdhunim dhe tani po shet shtëpinë e tij për të shmangur falimentimin

Ish-lojtari i Cityt i shpëtoi akuzave për përdhunim dhe tani po shet shtëpinë e tij për të shmangur falimentimin

Në mes të korrikut, Benjamin Mendy (29) u lirua nga të gjitha akuzat për përdhunim, por pas gjithçkaje u gjend në një situatë të palakmueshme financiare dhe vendosi të shesë vilën e tij.

Pas shmangies së telasheve me ligjin, mbrojtësi i majtë po përpiqet të rikuperojë të gjitha paratë që humbi së fundmi pasi kontrata e tij me Cityn ishte “ngrirë” në verën e vitit 2021 kur u arrestua.


Francezi do të ndërmarrë të gjitha hapat ligjore në këtë drejtim, por derisa të marrë para nga Qytetarët, kërcënohet me falimentim për shkak të një borxhi prej një milion eurosh, vëren The Sun.

Prandaj Mendy ka nxjerrë në shitje shtëpinë e tij në Cheshire, për të cilën ai pagoi 5.5 milionë euro në 2018. Fillimisht duke kërkuar 5.75 milionë euro, futbollisti i Lorient tani ka bërë një zbritje prej 865,000 mijë euro, me çmimin aktual rreth 4.9 milionë euro.

Ndër të tjera, vila ku banonte Mendy ka gjashtë dhoma gjumi, një dhomë lojrash, një kinema, një pishinë të brendshme, një palestër, një spa dhe një sauna.

Benjamin Mendy fitoi Kupën e Botës me Francën në 2018, trofeun e ligës me Monacon, Ligën Premier katër herë me Manchester Cityn dhe FA Cup katër herë.

Pasi u lirua nga akuzat për përdhunim, Mendy iu kthye përsëri futbollit dhe nënshkroi për Lorient./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Ancelotti flet për shanset e Realit për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve: Nuk e keni parë versionin më të mirë të Real Madridit

Ancelotti flet për shanset e Realit për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve: Nuk e keni parë versionin më të mirë të Real Madridit

Liga e Kampionëve
Dy yjet e Realit për pak sa uk e humbën fluturimin për në Madrid, ata mbetën shumë vonë në Allianz Arena

Dy yjet e Realit për pak sa uk e humbën fluturimin për në Madrid, ata mbetën shumë vonë në Allianz Arena

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori