LAJMI I FUNDIT:

Ish-kreu i ShKK-së: Komunikimi në mes të Murselit dhe Plavës, s’mund të ndikojë në prishjen e hetimeve

Ish-kreu i ShKK-së: Komunikimi në mes të Murselit dhe Plavës, s’mund të ndikojë në prishjen e hetimeve

Sokol Zogaj, ish-kryetar i Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK), ka thënë se në përvojën e tij 30-vjeçare nuk kishte asnjë rast si të Liridona Ademaj-Murseli.

“Ka pasë vrasje, por në këtë mënyrë nuk kam pasur asnjëherë përvojë më këso raste”, ka thënë Zogaj.


Ndërsa, për raportimet se Granit Plava, njëri nga të përfshirët në vrasjen e Liridona Ademajt, është sulmuar në burgun e Sigurisë së Lartë, gjë që u mohua nga vetë ShKK-ja, Zogaj ka deklaruar se ky institucion mund t’i parandalojë situatat e tilla.

Derisa për mundësinë e komunikimit në mes të Naim Murselit dhe Granit Plavës pas krimit të kryer, Zogaj është shprehur se është kohë shumë e shkurtër që ata (Murseli dhe Plava) të kenë ndikim në mes vete.

“Sipas meje, është kohë shumë e shkurtër që ata (Murseli dhe Plava) të kenë ndikim mes vete dhe me ardhë deri tek prishja e hetimeve të mëtutjeshme. Por, unë aq sa jam i njoftuar, stafi është i monituruar dhe nuk kanë mundësi këta të debatojnë mes vete. Ata ende janë nën emocione, nuk dinë as vetë se çfarë flasin”, ka shtuar ish-kreu i ShKK-së në RTVDukagjini.

Zogaj ka vijuar se për raste të tilla, Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka vend dhe strehim për të dyshuarit.

“Raste të tilla mund të menaxhohen, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njerëz profesionalë”, ka theksuar Zogaj.

Ai ka treguar se të dyshuarit për vepra të tilla dërgohen në burgun e Sigurisë së Lartë, sepse, sipas tij, aty ka staf të mjaftueshëm duke përfshirë këtu psikologë dhe punëtorë socialë.

Ndërs Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji kundër të pandehurit T.D, i dyshuari i katërt në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Siç thuhet në njoftimin e Gjykatës, ekziston dyshimi se i pandehuri T.D me datë 29 nëntor rreth orës 14:00 në vendin e tij të punës, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në kundërshtim me Ligjin në fuqi për armë apo materie plasëse, ia ka shitur armën të dyshuarve Naim Mureslit dhe Granit Plavës, për të cilën dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës penale “Vrasje e Rëndë” e të tashmë të ndjerës Liridona Ademaj.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka mbajtur seancën dëgjimore, duke vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit, në çështjen penale kundër të pandehurit T.D për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale Importi, eksporti, furnizimi, transportimit, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse nga neni 364 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Liridona Ademaj u vra në Bërnicë të Prishtinës më 29 nëntor. Bashkëshorti i saj, Naim Murseli, dyshohet se ka organizuar vrasjen e saj.

Lidhur me rastin janë arrestuar edhe tre persona, përfshirë edhe bashkëshorti i së ndjerës.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masë paraburgimi prej një muaji ndaj tre të dyshuarve Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kreshnik Kokallës.

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori