LAJMI I FUNDIT:

Ish-kampioni i Formula 1: Në vitin e ardhshëm do ta fitoj titullin

Ish-kampioni i Formula 1: Në vitin e ardhshëm do ta fitoj titullin

Fernando Alonso, edhe pse ka qe një vit e gjysmë që nuk ngjitet në podium, mbetet optimist aq sa të thotë se objektivi i tij për sezonin e ardhshëm është që të luftojë për titullin kampion.

“Gjatë dy viteve të fundit i them vetes që gjithçka do të ndryshojë në vitin 2017. Makinat do të jenë më të shpejta dhe Formula 1 do të jetë më interesante për pilotët. Objektivi im është që të luftoj për titullin”, ka thënë piloti i McLaren për mediat, transmeton TCH.


Dy herë kampioni i botës është shprehur se mund të vazhdojë edhe disa vite në Formula 1, por gjithçka do të varet nga motivimi që do i japë kjo kategori.

“Jam 35 vjeç dhe mund të vazhdoj ende, por është çështje motivimi dhe vullneti. Të shohim se çfarë do të ndodhë vitin e ardhshëm. Tani makinat janë më pak tërheqëse. Më të ngadalta”.

“Formula 1 përpiqet të kursejë gomat, frenat dhe karburantin. Nëse do të vazhdohet me kursime, do të mendoj nëse kam ende dëshirë për të vazhduar”, ka shtuar Alonso.