LAJMI I FUNDIT:

Ish-kampioni i botës largohet nga fusha e lojës pa dhënë fishkëllimën e fundit gjyqtari

Ish-kampioni i botës largohet nga fusha e lojës pa dhënë fishkëllimën e fundit gjyqtari

Ish-kampioni i botës me Gjermaninë në vitin 2014, Julian Draxler u bë lojtar i Al Ahlit këtë verë. Anësori 30-vjeçar mbërriti në Doha nga ekipi i Benficas, ku ishte i huazuar nga PSG dhe nënshkroi për klubin nga Katari deri në verën e vitit 2025.

Pak ditë pas nënshkrimit të kontratës, ai pranoi se paratë ishin arsyeja kryesore për të cilën ai erdhi në Al Ahli.


“Tani mund të them se pas 12 vitesh në Evropë doja të njihja një kulturë të re, të fitoja përvojë ndërkombëtare, të bëhesha pjesë e një projekti emocionues… Dhe injoroj plotësisht çështjen e parave. Edhe nëse këto gjëra që rendita janë të sakta. Dikush e di se cila është arsyeja kryesore pse jam këtu. Do të gënjeja nëse do të thoja se pjesa financiare nuk luajti një rol vendimtar”, kishte thënë Draxler për mediat gjermane.

Al Ahli ka qenë shumë keq së fundmi dhe duket se Draxler ka filluar të frustrohet seriozisht. Skuadra ka shënuar dy fitore në dhjetë ndeshjet e fundit dhe ndodhet në zonën e rënies së fundmi pësuan humbje nga Katar SC me rezultat 4-2.

Draxler hyri në lojë në pjesën e parë, ndërsa Al Ahli po humbiste 2-0 dhe në minutën e 58-të, Katar SC shënoi golin e tretë. Draxler shkurtoi rezultatin në 3-1 në minutën e 62-të dhe shënoi më pas edhe një herë tjetër për 3-2 në minutën e 66-të.

Në minutën e 90-të mysafirët shënuan golin e katërt dhe Draxler u largua nga fusha para fishkëllimës së fundit të të gjyqtarit, duke lënë të habitur të gjithë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori