LAJMI I FUNDIT:

Ish-kampioni i botës me Francën: Më bën të vjellë De Ligt, ai po transferohet për para

Ish-kampioni i botës me Francën: Më bën të vjellë De Ligt, ai po transferohet për para

Matthijs de Ligt pritet të nënshkruajë shumë shpejt me skuadrën italiane të Juventusit.

Kapiteni i Ajaxit arrin si një transferim i madh, i cili do t’i kushtojë Zonjës së Vjetër mbi 70 milionë euro gjersa talenti do të ketë pagë vjetore prej 12 milionë eurosh.


Christophe Dugarry, kampion bote me Francën në vitin 1998, nuk është shumë entuziast për vendimin e kampionëve italian rreth transferimit të 19-vjeçarit.

“Cili është qëllimi? 12, 13, 14 ose 15 milionë euro? Çfarë do të ndodhte? Do të keni një veturë më shumë, 50 metra katror apartament ose një varkë të gjatë dhjetë metra”, pohoi francezi, i cili është i zemëruar me këto shifra të të hollave.

“Është një vendim i pastër financiar, unë duhet të ndalem, kjo më bën të vjellë”, shtoi më tutje francezi.

Megjithatë, Dugarry nuk i vë në dyshim cilësitë e lojtarit duke dhënë edhe parashikimin rreth të ardhmes së lojtarit.

“Ai është i shkëlqyeshëm, por me një mentalitet të tillë, nuk do të zgjasë shumë. Jam i lodhur me këtë futboll”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Kalo në kategori