LAJMI I FUNDIT:

Ish-futbollisti i Unitedit, Berg: Ferguson e solli Solskjaerin si trajner në Manchester

Ish-futbollisti i Unitedit, Berg: Ferguson e solli Solskjaerin si trajner në Manchester

Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit, Henning Berg beson se Sir Alex Ferguson është pas emërimit të Ole Gunnar Solskjaer.

Molde i ka lejuar norvegjezit t’i bashkohet Djajve të Kuq si menaxher karrierist pas shkarkimit të Jose Mourinhos.


“Ferguson është prapa kësaj, ai e ka miratuar atë, nëse do të ishte kundër tij, Ole Gunnar nuk do të kishte marrë vendin e punës. Është e qartë se ai ka qenë i përfshirë këtu”, tha Berg për VG.

“Ole Gunnar do të marr drejtimin e skuadrës me autoritet të madh. Ai do të fitojë respekt në grupin e lojtarëve bazuar në atë që ka bërë duke luajtur në kohën më të suksesshme të Unitedit”.

“Ai do të thoshte se ky është një fillim i ri:” Ne jemi Manchester United, ne do ta bëjmë këtë së bashku, të gjithë duhet ta mbështesin njëri-tjetrin”.

Një qendërmbrojtës dhe një mesfushor krahu janë objektivat e Solskjaerit në janar
Lexo po ashtu Një qendërmbrojtës dhe një mesfushor krahu janë objektivat e Solskjaerit në janar

“Synimi i Ole Gunnar është të bëjë të gjithë që të tërheqin të njëjtin drejtim, lojtarët duhet t’i vënë të gjitha konfliktet prapa tyre, ata duhet të luajnë si ekip dhe mendoj se Ole Gunnar mund ta bëjë këtë”, tha ish-lojtari.

Ndryshe, 49-vjeçari për tre vjetët e kaluara në United ka pasur 66 paraqitje dhe ka shënuar dy gola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

La Liga
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

La Liga
Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

La Liga
Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

La Liga
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori