LAJMI I FUNDIT:

Ish-e dashura e Meriton Mjekiqit hedh akuza të rënda në drejtim të tij: Ai nuk e ka parë asnjëherë djalin, na kërcënon mua dhe familjen time

Ish-e dashura e Meriton Mjekiqit hedh akuza të rënda në drejtim të tij: Ai nuk e ka parë asnjëherë djalin, na kërcënon mua dhe familjen time

Prezantuesi i emisionit “Gjoni Black”, Meriton Mjekiqi, ditë më parë ishte i ftuar në emisionin “NIN”, ku rrëfeu shumëçka nga jeta dhe karriera e tij.

Ndër të tjerash ai foli edhe për lidhjen e tij me ish-të dashurën dhe djalin e tyre –intervistë e cila duket se u bë shkas që ajo të reagojë fuqishëm në rrjetet sociale.


Mjekiqi u pyet nga moderatori në lidhje me bisedën që ish-partnerja e tij kishte realizuar me rivalin e tij të hip hop-it, Varrosin, gjë për të cilën ai u shpreh se nuk i intereson më.

“Nuk më intereson mua të kontaktoj me ish-partneren, unë i kam mbyllur muhabetet, e tha edhe vet ajo. Ajo është ish-partnere, e repsktoj si mamin e djalit tim, gjakut tim,. Tentoj dhe gjithmonë kam tentuar të kem raporte të mira”, ka thënë moderatori.

Foto: Arkiv

Ai tutje, është shprehur se kontakton me djalin e tyre, por reagimet nga ish-partnerja janë të forta, ndërsa për djalin thotë se përpiqet në maksimum që të mos bëjë gabime të atilla, që në të ardhmen djali i tyre mund ta kryqëzojë.

“Ka një kohë që s’e kam parë, normal që edhe mërzitem, edhe kush ka evlad e din këtë pjesë. Mundohem me kalu në mënyra të ndryshme virtuale për me afru, kur e kam larg, është një vjet e gjysmë, ka filluar t’i bëjë ato veprimet e Meritonit. Mua më dhemb më së shumti për djalin kur te rritet edhe i merr vesh disa gjëra, edhe munden me lëndu, për shembull një veprim i tillë, një veprim i mamit të vet që e ka bërë gabim, dhe për këtë arsye mundohem që mos të bëj ndonjë veprim të gabueshëm në lidhje me familje që mbas 10 viteve, Loari kur të rritet, Loari të thotë: Këqyr babi paska bërë diçka gabim në lidhje me mamin tim ose me mua”, kishte thënë Mjekiqi në “NIN”.

Mbrëmjen e së martës, ish-e dashura e Meritonit, Egesta, ka shkruar me akuza kundrejt babai të fëmijës së saj, Meritonit, për të cilin thotë se nuk interesohet aspak.

“Pas së gjithave, desha të bëj një sqarim rreth çështjes lidhur me Meriton Mjekiqin, njëkohësisht babai i djalit tonë të cilin mund ta quaj baba “biologjik” e përdori këtë term pasi që, Meritoni asnjëherë nuk e ka takuar djalin e tij live. Ndërkaq që Loarin djalin tonë e përdor vetëm nëpër rrjetet sociale ku për t’ia ngritur imazhin vetes së tij. Përderisa mua si nënë dhe familjen time na kërcënon tërë kohën. Turp! Unë dua të shoh djalin tim të lumtur e të ketë një jetë të qetë. Unë si nënë ndjej përgjegjësi ta mbroj fëmijën tim në të gjitha rrethanat dhe ta ruaj nga çdo e keqe, ta rris me nder dhe në rrugë të drejtë e jo të ndjekë hapat e babait të vet, jetë të degjeneruar e shfrenuar i cili mendon vetëm famën dhe jetën e tij, nevojat e tij personale mbi atë të fëmijës-evladit. Anbdaj kam vendosur të ndahem nga ai, e ta rris fëmijën vetë ashtu siç edhe e kam bërë gati tri vite”, ka shkruar ajo.

Foto: Egestaaaa/InstaStory

E njëjta më pas ka vazhduar postimet duke cekur se djali i tyre nuk merr pensionin ushqimor nga babai dhe asnjë mbështetje financiare, teksa i bën thirrje të mos ia përmend më emrin nëpër intervista.

“Ndërkaq që Meritoni nëpër media e përmend që mundohet për të dhe i cek kushtet e mira materiale kinse i rrinë tri vetura të parkuara e deri më tani asnjë dhuratë nuk i ka dërguar djalit të tij për asnjë ditëlindje të paktën dhe vazhdon kështu me gënjeshtra t’i bindë të tjerët. Loari nuk e ka mbështetjen financiare as atërore nga Meritoni, të cilin kur e ka lënë familja, puna, shoqëria anash, i fola unë në ndihmë për vite me radhë e ai këtë femër mundohet ta përul e ta poshtërojë publikisht në vendin ku ai kthehet te ish-puna (Klan Kosova), ku ishte trajtuar më së keqi duke menduar se me të përulur një femër e ngritë veten”, ka shkruar tutje ajo.

Foto: Egestaaaa/InstaStory

Në rreshtat e fundit dedikuar babait të djalit të saj, Egesta thotë se ‘baba’ është një titull aq i madh, të cilin sipas saj Meritoni nuk meriton ta ketë nga djali i tyre, Loari.

“Mirëpo unë e fortë si çdo herë, dua t vazhdoj jetën me birin tim në qetësi e privatësi duke iu lutur që të mos na inkuadroni në intervistat tuaja. Dhe për fund: Baba është një emër i madh, të cilin tu nuk e ke merituar të të thërrasë dikush, e aq më pak Loari. Ai do të rritet e do t’i kuptojë gjërat e do t’i zbulojë vet ato. Për ty rëndësi ka fama e për mua djali im. Mos më përmend as për të mirë as për të keq”, ka përfunduar ajo.

Foto: Egestaaaa/InstaStory

Kundrejt këtyre akuzave publike, nuk ka pasur asnjë reagim deri më tash nga prezantuesi i emisionit “Gjoni Black”. /Telegrafi/

Foto: Egestaaaa/InstaStory

Në trend Magazina

Më shumë
Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Magazina
A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

Magazina
Diddy kërkon falje pas publikimit të pamjeve ku shihej duke e rrahur ish-të dashurën

Diddy kërkon falje pas publikimit të pamjeve ku shihej duke e rrahur ish-të dashurën

Magazina
U mundua të mbulohej, por Erjola Doçi zbulon më shumë se ç'duhet teksa po kërcente në spektaklin e BBVA

U mundua të mbulohej, por Erjola Doçi zbulon më shumë se ç'duhet teksa po kërcente në spektaklin e BBVA

Magazina
Romeo tregon këshillat që ia ka dhënë Donaldi para se të hynte në BBVA: Ka qenë e vështirë të luftoja pa të në krah

Romeo tregon këshillat që ia ka dhënë Donaldi para se të hynte në BBVA: Ka qenë e vështirë të luftoja pa të në krah

Magazina

"Për dashurinë e jetës sime" - mesazhi prekës i Ronaldos në fustanin që veshi Georgina Rodriguez

Magazina
Kalo në kategori