LAJMI I FUNDIT:

Irving vendimtar në fitoren e Cavs, Warriors shënojnë fitoren e parë (Video)

Irving vendimtar në fitoren e Cavs, Warriors shënojnë fitoren e parë (Video)

Kyrie Irving ka qenë i papërmbajtshëm në duelin që kampionit të NBA, Cleveland Cavaliers në udhëtim te Toronto Raptors. Cavs fituan me rezultat 94-91 falë një treshe në aksionin e fundit nga Irving.

Ishte ndeshje e nivelizuar në Toronto, ku epërsia e Cavs pas pjesës së parë ka qenë plot 10 pikë.


Megjithatë, kjo epërsi u shkri ndërkohë nga DeMar DeRozan me shokë, të cilët shfaqën performancë fenomenale.

Por, në fund vendimtar doli të jetë superlojtari i cili e vendosi edhe finalen e madhe të vitit të kaluar, Kyrie Irving, i cili realizoi treshe në aksionin vendimtar, pas një asisti fenomenal nga LeBron James.

Në këtë duel më i miri ishte natyrisht Kyrie Irving me 26 pikë, gjashtë kërcime, gjashtë asistime, pasuar nga LeBron James i cili realizoi 21 pikë, shtatë asistime dhe tetë kërcime, kurse double-double realizoi Kevin Love me 18 pikë e 10 kërcime, ashtu sikurse Tristan Thompson me 11 pikë e 10 kërcime.

DeMar de Rozan në anën tjetër me 32 pikë ishte i pakapshëm, pasuar nga Loëry i cili shënoi 17 pikë.

Golden State Warriors ka triumfuar në ndeshjen e dytë ndaj New Orleans Pelicans, përkundër performancës tjetër monstruoze nga Anthony Davis.

Warriors fituan me rezultat 122 – 114, kurse fitoren nuk e kishin të kontestuar në asnjë moment.

Më i miri për nënkampionin ishte Kevin dUrant me 30 pikë e 17 kërcime, një double-double fantastik ky, pasuar nga Klay Thompson me 28 pikë dhe Stephen Curry me 23 pikë nga katër treshe prej 10 tentimeve me shtatë asistime.

Monstruoz ishte Anthony Davis që shënoi 45 pikë dhe 17 kërcime, i ndihmuar nga Tim Frazier me 21 pikë e 10 asistime, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për Orleansin që të fitonte.

Golden State mbetet prapa në tabelë me një humbje dhe një fitore pas dy ndeshjeve të para. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Kalo në kategori