LAJMI I FUNDIT:

Irina Shayk shfaqet e tëra me ngjyrë rozë gjatë shëtitjes me vajzën në New York

Irina Shayk shfaqet e tëra me ngjyrë rozë gjatë shëtitjes me vajzën në New York
Irina Shayk Foto: Daily Mail

Irina Shayk asnjëherë nuk zhgënjen fansat me paraqitjet e saj publike.

Kështu, në një shëtitje me vajzën e saj në New York, modelja ka marrë pothuajse të gjithë vëmendjen e audiencës, shkruan Daily Mail.


Bukuroshja brune u shfaq me një veshje që ishte e gjitha me ngjyrë rozë, përpos këpucëve që i kishte të zeza.

Foto: DailyMail

Për shkak të krizës globale, Irina siguroi që ta ketë të vendosur edhe maskën mbrojtëse.

Aksesorët nuk munguan gjatë daljes së modeles, derisa vërehej një qafore unike e saj prej ari.

Foto: DailyMail

Po ashtu çka u pa gjatë ecjes ishte se vajza e modeles përshëndeste të pranishmit që gjendeshin nëpër rrugë.

Shayk përndryshe me ish-partnerin e saj, Bradley Cooper ndajnë një fëmijë së bashku. /Telegrafi/

Foto: DailyMail