LAJMI I FUNDIT:

Irina Shayk nuk dëshiron të dashur që pas ndarjes nga Bradley Cooper

Irina Shayk nuk dëshiron të dashur që pas ndarjes nga Bradley Cooper
Irina Shayk (Foto: Andreas Rentz/Getty Images for Intimissimi)

Irina Shayk është duke e shijuar jetën ‘single’ që pas ndarjes nga Bradley Cooper.

Marrë parasysh që është spekuluar për një lidhje të re të saj, super modelja ruse, e cila ka qenë e martuar me Cooperin për katër vite dhe ka një vajzë me të, është fokusuar në prioritete të tjera tani.


“Irina nuk po takohet me askënd”, ka thënë një burim për E News. “Ajo është duke u fokusuar në vajzën dhe po kalon më shumë kohë me të. Ajo dëshiron të takohet me dikë në të ardhmen, por nuk e ka prioritet këtë moment”.

Irina Shayk (Foto: Getty Images/Guliver)

TMZ raporton se Cooper dhe Shayk janë pajtuar të jetojnë në një vend së bashku për shkak të vajzës, Lea de Seine.

Cooper dhe Irina janë pajtuar të jetojnë në të njëjtin qytet për shkak të vajzës
Lexo po ashtu Cooper dhe Irina janë pajtuar të jetojnë në të njëjtin qytet për shkak të vajzës

Shayk, 33 vjeçe, së fundmi i ka thënë Bazaar se martesa vlen akoma për të. “Çdokush e shikon atë ndryshë. A besoj unë në martesë? Po natyrisht. Nuk jam një prej atyre që nuk dua të martohem sërish”, ka thënë ajo. /Telegrafi/