LAJMI I FUNDIT:

Irani sulmon Kim Kardashianin: Ajo është agjente sekrete, po na degjeneron vajzat

Irani sulmon Kim Kardashianin: Ajo është agjente sekrete, po na degjeneron vajzat

Autoritetet iraniane e kanë akuzuar Kim Kardashianin se po punon si agjente sekrete për rrjetin social Instagram, duke inkurajuar femrat e reja që të heqin dorë nga traditat konservative dhe të përdorin rrjetet sociale.

Zeshkania atraktive ka mbi 70 milionë ndjekës në këtë rrjet social për shpërndarje fotosh dhe ajo shpesh tregon trupin e saj seksi në veshje provokuese, por gjithashtu reklamon edhe stilin e saj të shfrenuar të jetesës.

Ajo gjithashtu është bërë e njohur për zhveshje të tërësishme për revista të ndryshme, ndërsa fotoja e saj e fundit lakuriqe nga muaji mars, i kishte siguruar asaj çmimin ‘Break the Internet’ në ceremoninë e çmimeve ‘Webby Awards’ në Nju Jork të hënën.


Mirëpo, zyrtarët e ‘Iranian Revolutionary Guards Corp’, një organizatë e ngritur për të ndihmuar mbrojtjen e traditave islamike të këtij shteti dhe pengimin e ndikimit të huaj, kanë vënë në pikëpyetje qëllimin e vërtetë për popullaritetin e Kimit në Internet, duke deklaruar se ajo është rekrutuar nga shefi i Instagramit Kevin Systrom, për të ‘shënjestruar djem dhe vajza të reja dhe për t’i shndërruar ato në modele’’.

Ditëve të fundit janë bërë arrestime të shumta të vajzave të reja në këtë vend, pasi ato kanë postuar foto ku shihen pa mbulesat e tyre tradicionale.

Në trend Magazina

Më shumë
Erjola nis pushimet -

Erjola nis pushimet - "djeg" rrjetin me pozat provokuese në bikini

Magazina
Pas ndarjes nga Ledri Vula - Sara Hoxha pyetet për rikthimin dhe befason me përgjigjen

Pas ndarjes nga Ledri Vula - Sara Hoxha pyetet për rikthimin dhe befason me përgjigjen

Magazina

"Gjithmonë për njëri-tjetrin" - Romeo Veshaj thyen heshtjen pas dramave të shumta qëkur përfundoi Big Brother

Magazina
Erolld Belegu dhe Diola Dosti udhëtojnë për në Maldive, publikojnë pamje të pushimeve luksoze

Erolld Belegu dhe Diola Dosti udhëtojnë për në Maldive, publikojnë pamje të pushimeve luksoze

Magazina
Robert De Niro i kënaqur me vendimin e gjykatës që shpalli Trumpin fajtor: “Drejtësia është vënë në vend”

Robert De Niro i kënaqur me vendimin e gjykatës që shpalli Trumpin fajtor: “Drejtësia është vënë në vend”

Magazina
Publikohet

Publikohet "Albania" nga Capital T - kënga zyrtare e Shqipërisë për në Euro 2024

Magazina
Kalo në kategori