LAJMI I FUNDIT:

Inzaghi dhe Salernitana protestojnë për gjykimin në ndeshjen me Juventusin, trajneri nuk del në konferencë për shtyp

Inzaghi dhe Salernitana protestojnë për gjykimin në ndeshjen me Juventusin, trajneri nuk del në konferencë për shtyp

Trajneri i Salernitana, Pippo Inzaghi refuzoi të fliste për mediat pas humbjes nga Juventusi, pasi drejtori Maurizio Mian paralajmëron se klubi ndihet i ‘penalizuar’ nga vendimet e gjyqtarëve.

Ata kishin kaluar në epërsi në Stadio Arechi këtë mbrëmje përmes Giulio Maggiore, por i njëjti lojtar u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë.


Samuel Iling Junior dhe Dusan Vlahovic, shënuan në pjesën e dytë për fitoren prej 2-1 të Juventusit.

Inzaghi u ndëshkua për mospajtim gjatë lojës dhe ai nuk u paraqit në intervistat pas ndeshjes, përkundrazi dërgoi CEO-n e klubit, Maurizio Mian.

“Inzaghi është shumë i zemëruar për disa incidente shumë të dyshimta të gjyqtarit”.

“Ne besojmë se në vazhdim të faullit të Maggiore ku u përjashtua, ka pasur një gabim të mëparshëm ndaj një prej lojtarëve tanë. Federico Gatti meritonte kartonin e dytë të verdhë”.

“Ne mendojmë se jemi të penalizuar. Nesër do të kërkojmë një shpjegim në institucionet relevante”, ka thënë Mian.

Nuk është hera e parë që Salernitana ankohet për gjyqtarët në ndeshjet e tyre, ndërsa mbeten në fund të tabelës së Serie A pas dy fitoreve, gjashtë barazime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Superylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për Carlo Ancelottin: Lojtarët e ndjekin atë verbërisht

Superylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për Carlo Ancelottin: Lojtarët e ndjekin atë verbërisht

La Liga
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori