LAJMI I FUNDIT:

Investimet amerikane në Shqipëri gjatë vitit 2023 u rritën me 17.5%

Investimet amerikane në Shqipëri gjatë vitit 2023 u rritën me 17.5%

Banka e Shqipërisë njofton se investimet amerikane në Shqipëri kanë shënuar rritje gjatë vitit 2023.

Sipas të dhënave të saj, SHBA është investitori i pestë më i madh në Shqipëri për vitin 2023. Fluksi i investimeve është 47 milionë eurosh për 9-mujorin.


Investimet nga SHBA janë rritur me 17.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Stoku i tyre kumulativ në fund të tremujorit të tretë arriti në 259 milionë euro, në rritje vjetore me 29%.

Investimet amerikane janë të përqendruara kryesisht në sektor të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare, si energjetikë, gazi të lëngshëm natyror, sistem financiar etj.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, fluksi i Investimeve të Huaja Direkte u rrit në tremujorin e tretë të vitit 2023 dhe për herë të parë kaluan vlerën e 1 miliard eurove gjatë periudhës 9-mujore.

Sipas të dhënave, fluksi i Investimeve të Huaja Direkte arriti vlerën e 404 milionë eurove, në rritje me 15.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar./RTSH