LAJMI I FUNDIT:

Inva Mula edhe Placido Domingo përuruan Operën e Dubait

Inva Mula edhe Placido Domingo përuruan Operën e Dubait

Sopranoja e njohur shqiptare Inva Mula ka marrë pjesë në inaugurimin e Operës së Dubait bashkë me maestron Placido Domingo.

Artistja shqiptare me famë botërore e ka quajtur këtë mbrëmje të mrekullueshme përderisa ka falënderuar maestron Domingo për kënaqësinë e ofruar në skenë.


Inva Mula vlerëson lart mikpritjen serbe
Lexo po ashtu Inva Mula vlerëson lart mikpritjen serbe

Për shkak të interesimit të madh, biletat për këtë koncert ishin shitur disa javë më parë.

Ajo është paraqitur mbrëmë në koncertin i cili është mbajtur në Abu Dabi me rastin e kësaj ngjarjeje madhështore të shumëpritur.

Mula, tani me banim në Dubai, ka performuar si artiste mysafire në bashkëpunim me Placido Domingon dhe Ana Maria Martinez me orkestrën Teatrit “Giuseppe Verdi” në Trieste të kryesuar nga Eugene Kohn, raporton KultPlus.

Mula ka mahnitur publikun me interpretimin e saj ajo është paraqitur me një kostum elegant për të cilin është kujdesur Geraldina Sposa.

Inva dhe maestro Placido Domingo
Inva dhe maestro Placido Domingo

“Thank you Mandi Peza. Faleminderit Geraldina Sposa per veshjen elegante e cila impresionoj publikun me rastin e inagurimit te operës se Dubait 31 gusht 2016”, ka shkruar sopranoja shqiptare.

Shtëpia e Operës në Dubai është e vendosur në bazamentin e kullës më të lartë në botë, Burj Khalifa.

Ndërtesa e ndërtuar nga arkitektët Zaha Hadid dhe Patrick Schumacher ka pamjen e një varke prej druri që përdoret për transportin detar tradicional.

Ajo ka një sallë me kapacitet për dy mijë njerëz që mund të përdoret si teatër, sallë koncertesh apo edhe hapësirë për ngjarje të tjera.

Inva magjepsi edhe me veshjen e saj të bukur në Operën e Dubait.
Inva magjepsi edhe me veshjen e saj të bukur në Operën e Dubait.