LAJMI I FUNDIT:

Interi synon Berardin

Interi synon Berardin

Interi është duke marrë parasysh një transferim për sulmuesin e Sassuolos, Domenico Berardi.

Sulmuesi premtues italian pritej në çdo çast të blihej nga bardhezinjtë, edhe në qoftë se ai vetëm do të blihej dhe do të huazohej.


Megjithatë, të dy, Alfredo Pedulla dhe Corriere dello Sport në edicionin e sotëm të tyre raportojnë për një interesim të madh të Interit për Berardin.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

”Është Berardi sulmuesi për Interin. Ka zhvillime në këtë tratativë. Lojtari i Sassuolos nuk është bindur nga zgjedhja e Juventusit dhe klubi zikaltër tashmë është gati ti futet kësaj tratative”, shkruan gazeta romake në edicionin e saj të ri.

Ka edhe mundësi që Berardi mund të përfshihet si pjesë e një marrëveshje të këmbimit, pasi Sassuolo thuhet se kanë kërkuar të marrin Andrea Ranocchian në huazim një vjeçar. /Telegrafi/