0Shares

Interi nis të mendojë që tani për mbrojtjen. Zikaltërit e kanë nisur kampionatin në mënyrën më të mirë të mundshme, ne tre takime tre fitore.

Loja e skuadrës deri më tani është vlerësuar me nota pozitive. Arriti të rrëmbente rezultat pozitiv në përballjen ndaj Romës dhe Fiorentinës, i fundit ishte Spal.

Sigurisht që një meritë të veçantë për këtë start e ka dhe tekniku Luciano Spalleti, i cili është vlerësuar pozitivisht edhe nga vetë futbollistët. Sigurisht që është vetëm fillimi dhe ekipi duhet të qëndrojë më këmbë në tokë pasi, kampionati është i gjatë dhe për t’u arritur objektivat sezonal duhen kaluar shumë penga.

Misioni kryesor për zikaltërit është të sigurojnë një biletë për në Ligën e Kampionëve, por ndoshta me kalimin e javëve, në varësi dhe të rezultateve, ndoshta pretendimet mund të rriten dhe pse jo mund të synohet edhe titulli kampion, trofe i munguar që prej sezonin 2009-2010. Është ende herët, por drejtuesit e klubit italian, kanë nisur të mendojnë që tani për të përforcuar me të tjerë elementë skuadrën në mënyrë që të përmbushen misionet që kanë brenda vetes, transmeton SS.

Pikërisht tek përforcimet, mbrojtja është sektori, ku Inter po mendon të ndëryjë gjatë merkatos dimërore. Katër janë emrat që po vëzhgohen me kujdes. Jose Gimenez i Atletico Madridit, Issa Diop i Touluse, Andrea Christensen i Chelsea dhe Filip Benkovic i Dynamo Kiev.

Mediat italiane raportojnë se me kalimin e javëve, drejtuesit e Interit do të vendosin se cili prej tyre do të tentohet për tu transferuar, pasi për momentin emrat janë në fazën e vëzhgimit.

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)