LAJMI I FUNDIT:

Interi planifikon transferimin e Klaassenit

Interi planifikon transferimin e Klaassenit
Davy Klaassen (Getty Images)

Interi po planifikon një lëvizje për mesfushorin e Evertonit, holandezin Davy Klaassen.

Mesfushori holandez u transferua në verë nga Ajaxi te Evertoni, por ka dështuar t’i tregojë vlerat dhe të zë një vend titullari.


Kjo ka bërë që Klaassen të shihet si një emër i nxehtë për tu transferuar pas një sezoni jo të mirë.

Interi takon agjentin e Asamoah
Lexo po ashtu Interi takon agjentin e Asamoah

Skuadrat e interesuara për të janë ato italiane, të cilat duan ta sjellin holandezin në Serie A për sezonin e ardhshëm.

Klaassen ishte për disa vite lojtari më i mirë në Eredivisie (Getty Images)

Sipas mediumit italian Tuttomeracoweb, Interi është në kërkim të një mesfushori të ri dhe thuhet se ka etiketuar Klaassenin.

Klaassen ishte i lidhur ngushtë edhe me një lëvizje në Napoli në afatin kalimtar të janarit.

Milani dhe Interi pas talentit të Ajaxit, Neres
Lexo po ashtu Milani dhe Interi pas talentit të Ajaxit, Neres

Megjithatë, vonesat administrative ndaluan marrëveshjen nga përfundimi dhe transferimi nuk ndodhi.

Duke folur në atë kohë, shefi i Evertonit, Sam Allardyce, pretendoi se çështjet e të drejtave të imazhit e kanë pamundësuar këtë lëvizje. /Telegrafi/