LAJMI I FUNDIT:

Interi nis bisedimet me përfaqësuesit e Marcus Thuram

Interi nis bisedimet me përfaqësuesit e Marcus Thuram

Marcus Thuram vazhdon të ketë të paqartë të ardhmen e tij, pasi në fund të sezonit do të largohet nga Borussia Moenchegladbach.

Sulmuesi francez po kalon muajt e fundit te klubi gjerman pasi i përfundon kontrata dhe nuk ka pranuar vazhdimin e saj.


25-vjeçari këtë edicion ka shpërthyer ku në 20 ndeshje zyrtare ka realizuar 14 gola e ka asistuar në katër të tjerë.

Shumë skuadra janë vënë pas yllit francez, por tani edhe Interi ka nisur bisedimet me agjentët e futbollistit.

La Gazzetta dello Sport ka raportuar se Neroazzurët nuk do ta blejnë përfundimisht Lukakun dhe Thuram po shihet si zëvendësuesi perfekt i belgut.

Agjentët e futbollistit janë në bisedime edhe me Atletico Madrid e Arsenalin dhe po analizojnë ofertën më të mirë.

Thuram ka shprehur gjithmonë dëshirën për të luajtur në Itali, pasi aty ka lindur sa ishte legjenda Liliam Thuram duke luajtur te Parma.

Gjithsesi e ardhmja e tij vazhdon të jetë në pikëpyetje, pasi edhe skuadra të tjera si Manchester United, Newcastle United, Bayern Munich, Borussia Dortmund e Barcelona e duan atë. /Telegrafi/