LAJMI I FUNDIT:

Interi i kthen përgjigje Barcelonës për Lautaron, italianët duan para dhe një futbollist për ta lejuar kalimin e argjentinasit në Camp Nou

Interi i kthen përgjigje Barcelonës për Lautaron, italianët duan para dhe një futbollist për ta lejuar kalimin e argjentinasit në Camp Nou

Lautaro Martinez vazhdon të jetë objektivi kryesor i Barcelonës për repartin ofensivë.

Ylli argjentinas ka një marrëveshje personale me katalunasit, por ende mbetet larg marrëveshja mes klubeve.


Lautaro ka një klauzolë largimi prej 111 milionë euro nga Interi, para që momentalisht nuk i ka Barcelona.

Interi tanimë i ka kthyer një përgjigje Barcelonës se si mund ta transferojë Lautaron në Camp Nou.

Neroazzurët i kanë kërkuar katalunasve që të ofrojnë 85 milionë euro plus shërbimet e mbrojtësit të majtë Junior Firpo për tu kompletuar marrëveshja.

Firpo dhe Lautaro

Në këtë rast Interi e ka vlerësuar mbrojtësin e majtë spanjoll 26 milionë euro, ndërsa Barcelona e vlerëson atë rreth 40.

Katalunasit janë gati të shpenzojnë deri në 70 milionë euro plus të ofrojnë Junior Firpon për lojtarin.

Gjithsesi dëshira e madhe e Lautaros është të transferohet te Barcelona dhe të luaj përkrah Lionel Messit, ndërsa tani i mbetet dy klubeve për të gjetur gjuhë të përbashkët. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"Shpresoj të turpërohen në finale", Sneijder i uron më të keqen Man Unitedit shkaku i veprimeve të një lojtarit

Premier League
Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Romak Zeqiri
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori