LAJMI I FUNDIT:

Interi kërkon tri pikë ndaj Sampdorias – formacionet zyrtare

Interi kërkon tri pikë ndaj Sampdorias – formacionet zyrtare

Sampdoria dhe Interi i kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që luhet në kuadër të javës së 16-të në Serie A.

Takimi mes dy skuadrave fillon në ora 15:00 në stadiumin ‘Stadio Luigi Ferraris’ me Nerazzurët që i pret një takim mjaftë i vështirë.


Për këtë sfidë, Sampdoria nuk mund të llogarisë në Ekdal për shkak të numrit të kartonëve të verdhë, Ferrari dhe Gabbiadini, janë të lënduar.

Në anën tjetër, Interi është pa Mattias Vecinon dhe Pinamonti që janë po ashtu të lënduar.

Formacioni startues i Sampdorias: Audero; Yoshida, Tonelli, O Colley, Augello; Candreva, Thorsby, Silva, Jankto; Damsgaard; Keita.

Formacioni startues i Interit: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Brozovic, Gagliardini, Young; Alexis Sanchez, Lautaro Martinez. /Telegrafi/