LAJMI I FUNDIT:

Interi kërkon të përforcohet në katër pozita gjatë verës, e ardhmja e disa lojtarëve në udhëkryq

Interi kërkon të përforcohet në katër pozita gjatë verës, e ardhmja e disa lojtarëve në udhëkryq

La Gazzetta dello Sport shkruan se Interi ka nevojë për katër nënshkrime të reja këtë verë dhe presidenti i klubit, Steven Zhang do të diskutojë strategjitë e transferimeve të klubit pas kthimit të tij në Itali.

Presidenti i Nerazzurrëve do të kthehet në Itali nga Kina në ditët në vijim për të diskutuar planet e klubit për të ardhmen, duke përfshirë buxhetin e tyre të transferimeve gjatë verës.


Zhangut do t’i kërkohet të qëndrojë në shtëpi në karantinë për 14 ditë, siç parashikohet nga ligjet italiane, por sapo të përfundojë periudha e vetë-izolimit, ai do të takohet me drejtuesit e klubit.

Gazeta raporton se Nerazzurrët janë në kërkim të katër nënshkrimeve të reja: një mbrojtës qendror, një mbrojtës i majtë, një mesfushor qendror dhe një sulmues.

E ardhmja e disa lojtarëve, përfshirë Alexis Sanchez dhe Arturo Vidal, është në ajër, pasi të paktën tetë lojtarë mund të largohen nga klubi në verë.

Interi është lider në Serie A me një epërsi prej 11 pikësh ndaj Milanit të vendit të dytë.

Atyre iu duhen  edhe  14 pikë në nëntë ndeshjet e fundit të sezonit për të fituar titullin e tyre të parë në Serie A pas më shumë se dhjetë viteve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Barcelona po e shet për 100 milionë euro lojtarin që e mori për vetëm pesë milionë

Barcelona po e shet për 100 milionë euro lojtarin që e mori për vetëm pesë milionë

La Liga
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga
Man City do të jetë pa Haaland për disa kohë

Man City do të jetë pa Haaland për disa kohë

Premier League
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori