Raportet e medieve italiane sugjerojnë se Interi janë të gatshëm për të investuar 150 milionë euro në forcimin e skuadrës këtë verë.

Pronarët kinezë, Suning Group, thuhet se kanë qëllim për të nxitur klubin drejt konkurrencës në nivele më të larta të futbollit evropian.

Sipas Tuttosport, zikaltrit janë në kërkim për të forcuar skuadrën e tyre me lojtarë të rinj italianë, dhe do të bëjë injeksionin e nevojshëm me të holla, transmeton Telegrafi.

Pjesë e këtij objektivi do të jetë përforcimet në mesfushë, me emrat më të përfolur si Marco Benassi i Torinos, Lorenzo Pellegrini i Sassuolos dhe ai i Udineses, Seko Fofana.

Reklama

Raporti sugjeron se Ever Banega mund të sakrifikohet për të bërë rrugën për lojtarët e ri, me klubin që kanë duke kërkuar për të shtuar gola nga zona e mesfushës.

Reklama
Interi si ndahet talentit gjerman Interi si ndahet talentit gjerman

Drejtuesit e klubit po mendojnë edhe përforcime në sulm, ku emrat më të përfolur janë ata të Domenico Berardit, Federico Bernardeschi, James Rodriguez dhe Alexi Sanchez.

Ndërsa, emrat më të përfolur për përforcime në mbrojtje janë Sime Vrsaljko, Ricardo Rodriguez dhe Benjamin Henrisch. /Telegrafi/