LAJMI I FUNDIT:

Interi ia cakton çmimin e largimit Lautaro Martinezit

Interi ia cakton çmimin e largimit Lautaro Martinezit

Lautaro Martinez është padyshim lojtari kryesor i Interit këtë edicion.

Sulmuesi argjentinas ka udhëhequr skuadrën zikaltër drejt finales së Ligës së Kampionëve, finales së Kupës së Italisë dhe triumfit në Superkupën italiane.


25-vjeçari megjithatë mund të ndryshoj skuadër në verë, pasi top klube evropiane janë vënë pas tij.

Në 52 ndeshje zyrtare deri më tani, Lautaro ka realizuar 25 gola dhe ka asistuar në 10 të tjerë.

Football Insider ka raportuar se Interi synon që nga shitja e argjentinasit të fitoj 80 milionë euro në afatin kalimtar veror.

Chelsea gati të ofroj 70 milionë euro për transferimin e Lautaro Martinezit
Lexo po ashtu Chelsea gati të ofroj 70 milionë euro për transferimin e Lautaro Martinezit

Chelsea, Liverpool, Manchester United e Atletico Madrid janë skuadrat që kanë shprehur interesim për sulmuesin argjentinas.

Edhe pse duket e vështirë që Interi të heq dorë nga ylli i tyre, klubet e interesuara për të pritet të dalin me oferta zyrtare në verë. /Telegrafi/