Chelsea gati të ofroj 70 milionë euro për transferimin e Lautaro Martinezit
385:"Foto Fabio Ferrari/LaPresse 4 Aprile 2023 - Torino, Italia - sport, calcio - Juventus vs Inter - Coppa Italia Frecciarossa - Semifinale 1/2 - Juventus Stadium. Nella foto: Lautaro Martinez (FC Internazionale) April 4, 2023 Turin, Italy - sport, calcio - Juventus vs Inter - Coppa Italia Frecciarossa - Semifinal 1/2 -Juventus Stadium . In the pic: Lautaro Martinez (FC Internazionale) 22:"Fabio Ferrari/LaPresse
Lautaro Martinez është një nga futbollistët më të mirë të Interit në vitet e fundit.
Megjithatë e ardhmja e tij vazhdon të jetë e paqartë nëse do të mbetet në Giuseppe Meazza apo do të largohet, pasi ofertat për të nuk mungojnë.
Klubet më të mëdha evropiane kanë shprehur interesim për argjentinasin, edhe pse Interi do të rezistojë deri në fund për ta mbajtur në radhët e veta yllin e skuadrës.
Chelsea është skuadra e radhë që është futur në garë për transferimin e Lautaros në afatin kalimtar të verës.
Football Insider ka raportuar se londinezët janë të gatshëm t'i ofrojnë 70 milionë euro Interit për transferimin e argjentinasit, edhe pse kjo shumë konsiderohet e ulët nga zikaltërtit.